in

Paradokset tona

Shjruan: Mevi Rafuna

yret nëpër institucione janë me plotë persona që nuk punojnë ndërsa rrugëve sillen persona të diplomuar që duan të punojnë.

Ata që ligjërojnë nëpër universitete publike, shumica nuk kanë dije për vete.

Ndërsa intelektualët e vërtetë nuk lejohen as deri tek pragu i universiteteve!

Të qenit servil t’i hap më shumë dyert sesa të qenit korrekt dhe i ndershëm.

Më shumë janë ngritur qendra masazhi me minore dhe xhami sesa qendra edukimi dhe fabrika punësimi.

Gjithologët kanë pushtuar çdo studio televizive sesa ekspertët e një fushe të caktuar.

Çdoherë flitet për besën dhe vllazërinë por fakt është se ne urrejmë njëri tjetrin.

Më shumë sulmohet dhe përbuzet një njeri i përparuar sesa një kriminel.

Ëndërrojmë BE-në dhe Perëndimin por shumicës i fle shpirti në Lindje.

Aty ku muzika dhe stili tallava i jetës ka pushtuar çdo pore të jetës ndërsa thelbi ynë kultura dhe tradita jonë përbuzen.

Herojtë i ndajmë sipas interesave të partive dhe klaneve, herojtë i përbuzim,herojtë i sulmojmë.

Në gjuhën tonë nuk lutemi se zoti nuk na kupton!

Ne jemi mohimi i vetëvetes dhe dy dekada pas çlirimit e kuptuam se nuk dimë të bëjmë shtet.

Se shteti nuk mbahet me rrena,me hajni, me poshtërsi.

Kam frikë se na pëlqen anarkia dhe të qenit nomad nëpër botë.

Të jesh normal nuk të pranojnë,të jesh abnormal të përqeshin.

Ka dhe shumë gjëra që do i listoja por mendoj se të shkruash gjatë në kohën e teknologjisë audienca priton të lexoj.

Nuk pretendoj të jem perfekte, secili njeri ka mangësitë e veta e imja është të reflektoj për vetëveten!!

Lini një Përgjigje

Çfarë bëri mirë e ku gaboi Madeleine Albright për Kosovën?

Ukraina sot po mbron Europën dhe shqiptarët