in

Çfarë bëri mirë e ku gaboi Madeleine Albright për Kosovën?

Pa të mund të mos kishte Kosovë të pavarur… Por, pasi mori guximin në adresimin e elementit të fundit, të frikshëm të shpërbërjes së Jugosllavisë në Kosovë – duke treguar qartësi morale shumë më të madhe se paraardhësit e saj në Bosnjë – duhet pranuar gjithashtu se ajo bëri një gjë të gabuar…

Melanie McDonagh

Nuk është çudi që është Kosova ku Madeleine Albright, ish-sekretarja e shtetit e SHBA-së, kujtohet me mirënjohje të veçantë: sot ka një ditë zyrtare zie për të atje. Pse? Sepse pa Albrightin mund të mos kishte Kosovë të pavarur. Ishte ajo që pa mëdyshje mbështeti bombardimin e Serbisë që i dha fund spastrimit etnik serb në Kosovë dhe përfundimisht çoi në shkëputjen e Kosovës nga ajo që kishte mbetur nga Jugosllavia. I lënë vetëm, Bill Clintoni nuk do ta kishte bërë. Albright kishte njohuri për rajonin – ajo fliste perfekt serbisht, produkt i kohës së kaluar të saj në Beograd si fëmijë – dhe një antipati të thellë ndaj Slobodan Millosheviqit. Dhe ajo nuk kishte frikë.Por, pasi mori guximin në adresimin e elementit të fundit, të frikshëm të shpërbërjes së Jugosllavisë në Kosovë – duke treguar qartësi morale shumë më të madhe se paraardhësit e saj në Bosnjë – duhet pranuar gjithashtu se ajo bëri një gjë të gabuar. Ajo mbështeti kalin e gabuar nga pala shqiptare. Dhe pasojat e atij gabimi ishin shkatërruese.Ajo, si edhe qeveria e ShBA-së, mund ta kishte mbështetur njeriun që e kishte përfaqësuar Kosovën gjatë gjithë viteve të Millosheviqit, akademikut të këndshëm dhe duhanpirësit të pandalur, Ibrahim Rugova. Ai bëri fushatë për pavarësi me mjete paqësore gjatë viteve të vështira të Millosheviqit, kur Kosova nuk ishte në radarin ndërkombëtar. Kjo bëri që ai të krahasohej me Gandin nga vizitat e gazetarëve dhe grupeve suedeze të paqes, por nuk arriti të jepte rezultate. Në vend të kësaj, ajo vendosi të garojë me alternativën, UÇK-në, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe liderin e saj të atëhershëm të ri, Hashim Thaçi. Në të vërtetë, pasi serbët u larguan nga Kosova dhe u zëvendësuan nga forcat e NATO-s, Rugova u desh të largohej nga Kosova nga frika për jetën e tij: ai u strehua në Vatikan.Rezultati i gjithë kësaj ishte se kur bëhej fjalë për krijimin e qeverisë së parë të përkohshme shqiptare, pushteti efektiv ishte nga PDK-ja, krahu politik i UÇK-së. Ky raport i vitit 1999 jep një pamje të rolit të saj në dështimin për të mbajtur anën e pacifistëve.Edhe çfarë? Ka kaluar shumë kohë që atëherë. Por ka rëndësi. Në gjashtë muajt gjatë të cilëve ish-UÇK-ja mbajti pushtetin në Kosovë, menjëherë pas tërheqjes së Serbisë, shumë serbë të Kosovës dhe shqiptarë disidentë u vranë ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre, pronat e tyre u morën nga banditët e lidhur me UÇK-në. Kultura e gangsterizmit që rrënoi Kosovën për 20 vitet e ardhshme u krijua në kohën kur u kthye Rugova – ai ishte president, e jo kryetar i qeverisë – dhe kurrë nuk është çrrënjsur realisht. Mund të mos jetë e vërtetë, siç më sugjeroi Rugova dikur, se Kosova mund të ishte një shtet i vogël i bukur, një lloj Zvicër ballkanike, por mund të ishte shumë më mirë se sa doli, duke pasur parasysh udhëheqjen e denjë në krye në fillim. Dhe për këtë, kam frikë, Madeleine Albright ishte në një farë mase përgjegjëse.Hashim Thaçi, bie fjala, tani është në Hagë në pritje të gjykimit për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

(The Spectator; përktheu Dush Gashi)

Lini një Përgjigje

Si u arrestua para një viti shqiptari që iu ngrit aktakuzë për Masakrën e Izbicës

Paradokset tona