in

Para 108 vjetëve u shpall pavarësia e Shqipërisë

Por dy të tretat e territorit shqiptar mbetën jashtë kufijve të shtetit: nën Greqinë, Serbinë dhe  Malin e Zi

Më 28 nëntor 1912, në mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar të Vlorës, u nënshkrua Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë, pjesa shqip hartuar nga Luigj Gurakuqi, dhe pjesa turqisht nga Ismail Qemali[1] dhe e shkruar nga Shefqet Dajiu. Deklarata është dokument i shkurtër dhe i shkruar me dorë, i nënshkruar nga delegatët e Kuvendit, me këtë përmbajtje:

Në Vlonë më 15/28 të Vjeshtës së Tretë 1328/1912

Pas fjalëvet që tha z. Kryetar Ismail Kemal beu, me të cilat tregoi rrezikun e math në të cilin ndodhet sot Shqipëria, të gjithë delegatët me një zâ venduan që Shqipëria më sot të bâhet në vehte, e lirë e e mosvarme“.

Perandoria Osmane ra në Luftën e Parë Ballkanike që filloi në tetor të vitit 1912 dhe shqiptarët e gjetën veten në një pozitë tejet të vështirë. Udhëheqësit e tyre ishin më të shqetësuar nga koalicioni i forcave fqinje (Mali i Zi, Serbi dhe Greqi) se sa nga dobësimi i pranisë ushtarake Osmane, në vendin e tyre. Ajo që ata donin ishte ruajtja e integritetit territorial të Shqipërisë. Brenda dy muajve, forcat osmane pothuajse kishin kapitulluar, dhe vetëm në Shkodër dhe Janinë garnizonet turke nuk ishin dorëzuar. Ekzistenca e vendit ishte e rrezikuar.

Në këto rrethana, delegatët nga e gjithë Shqipëria u mblodhën në Kuvendin e Vlorës. Ismail Qemali u kthye në Shqipëri dhe në krye të një asambleje kombëtare prej 83 anëtarësh, shpalli pavarësinë e Shqipërisë në qytetin e Vlorës më 28 nëntor 1912. Në të njëjtën kohë u krijua edhe një qeveri e përkohëshme. Pavarësia e Shqipërisë u njoh më 17 dhjetor 1912 në Konferencën e Ambasadorëve në Londër.

Lini një Përgjigje

Policia apel qytetarëve që qarkullojnë në Korçë: Pajisuni me goma dimërore

Gjergj Kastrioti-Skënderbeu, erdhi në Prizren