Blerim Latifi
Ai ishte shembull i lartë se si duhet të jetë kleriku në shekullin tonë. Feja ose i shërben humanizmit ose nuk vlen asgjë! Kjo ishte deviza e pontifikatit të tij.Në polemikën e moçme filozofike midis Arsyes dhe Besimit, ai shpesh linte të kuptonte se mbante anën e të parës.
Nevoja për besim nuk duhet të kufizojë të drejtat e arsyes, pyetjet dhe përgjigjet e saj! Sepse, siç thotë Toma Akuini, Zoti nuk është përgjigjja e madhe; Zoti është pyetja e madhe.Për ne, ai mbetet Papa që shenjtëroi bijën tonë të madhe, Nënë Terezën, dhe e nderoi kombin tonë sa herë që i jepej rasti. Dhe kjo, për një komb të vogël, është fort domethënëse.