Papa Françesku ka mbërritur dje në bazilikën e Vatikanit aty ku e prisnin mijëra besimtarë.
Papa Françesku pagëzoi në bazilikën e Shën Pjetrit 8 persona, tre prej të cilëve shqiptarë, dy ishin nga SHBA, një nga Nigeria, Venezuela dhe një nga Italia.
Ashtu si përherë në daljet e tij Papa Francesku, ka dhënë një mesazh të fortë për të gjithë njerëzit anë e mban botës.
Papa u ka kërkuar besimtarëve që në këto ditë të shenjta të largohen nga erërat e akullta të luftës që krijojnë mosmarrëveshje dhe të shikojmë besimin nga ardhmja.
“Ne mund të ndihemi të pafuqishëm dhe të dekurajuar përballë fuqisë së së keqes, konflikteve që prishin marrëdhëniet, indiferencës që duket se mbizotërojnë në shoqëri, korrupsionit, përhapjes së padrejtësisë, erërave të akullta të luftë. Në vend të kësaj, siç ndodhi me ringjalljen e Krishtit, Pashka e Zotit na shtyn të shkojmë përpara, të largohemi nga ndjenja e disfatës, të hedhimgurin nga varret në të cilat shpesh e kufizojmë shpresën tonë, për të parë besim tek e ardhmja, sepse Krishti është ringjallur dhe ka ndryshuar drejtimin e historisë”, tha Papa. syri.net