Kroacia të martën u godit nga një tërmet i fuqishëm prej 6.4shkallësh të Rihterit, ndërsa në shtetin ballkanik u regjistruan edhe disatërmete më të dobëta të mërkurën në mëngjes.
Deri më tani janë konfirmuar shtatë viktima, ndërsa ekipet e kërkim-shpëtimit e kanë vazhduar punën gjatë tërë natës afër qytezës Petrinja, por nuk janë gjetur trupa tjerë, shkruan BBC.
“Këtë mëngjes u goditëm nga tërmeti i tretë, nëse jo nga i katërti. Gjithçka që nuk ka rënë deri më tani po bie”, tha për televizioni shtetëror kryetari i Petrinjas, Darinko Dumboviq.
Një pamje prekëse vjen nga Kroacia: qeni vazhdon ta ruajë shtëpinë e rrënuar.