Një shi i madh ra në Kretë të martën, që shkaktoi përmbytje me përmasa të mëdha. Në qytetin e Hersonissos, vendpushim i njohur turistik, si dhe në qytetet përreth, rrugët dhe shtëpitë u përmbytën dhe makinat u bartën nga përrenj uji, raporton Reuters.Videot tronditëse të postuara nga vendasit në mediat sociale tregojnë sasi të mëdha uji që derdhen në rrugë. Kush tha që ne nuk kemi një ujëvarë në Kretë – është në titullin e një video që tregon një përrua që derdhet nga një lartësi në rrugë.- Shiu që ka rënë që prej natës së kaluar ka kthyer rrugët në lumenj dhe për fat të keq ka bërë dëme të pamatshme, tha Tassos Kouroupakis i Mbrojtjes Civile të Kretës për televizionin shtetëror grek.Zjarrfikësit raportuan se kishin marrë 230 thirrje për ndihmë deri më tani për të shpëtuar njerëzit e bllokuar në shtëpitë e tyre.Kjo është hera e dytë në tre javë që ky ishull grek është goditur nga një stuhi. Një stuhi e tmerrshme shkatërroi Heraklion, qyteti më i madh në ishullin e Kretës në 20 tetor.