in

Pakënaqësi rreth listës së AKP-së për NSH "Rilindja"

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka shpallur listën përfundimtare të punëtorëve të cilët i kanë plotësuar kriteret për përfitimin e 20% nga privatizimi, likuidimi dhe shpronësimi i ndërmarrjes shoqërore ‘Rilindja’.

Megjithatë, kjo ka ngjallur reagime dhe mospajtime të shumta nga ish-punëtorët të cilët nuk janë në këtë listë. AKP thotë se çdo veprim i tyre ka qenë ligjor. Afati i fundit për ankesë në Dhomën e Posaçme ndaj kësaj liste ka qenë data 13 tetor.

Skënder Zogaj, i cili për më shumë se 22 vjet ka punuar si gazetar në të përditshmen “Rilindja”, nuk është në mesin e punëtorëve që do të përfitojnë një pjesë të të hyrave prej 20% nga privatizimi/likuidimi/ shpronësimi i Ndërmarrjes Shoqërore “Gazeta Rilindja”. Ai thotë se lista përfundimtare e publikuar nga AKP-ja, është e papranueshme. Zogaj thotë se është ankuar në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme dhe pret që aty të fitojë drejtësia.

RTK ka pyetur AKP-në se pse Zogaj nuk është në listën e përfituesve. Ata nuk kanë treguar arsyen për një gjë të tillë, por vetëm kanë treguar se Zogaj nuk është ankuar në AKP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

UNICEF: 35 mijë shqiptarë janë zhytur në varfëri nga kriza

Rusia vazhdon të terrorizojë dhe vrasë civilët