in

Pacolli tregon sesi u përplas me Thaçin

Kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli ka folur për raportet e tij me ish presidentin, Hashim Thaçi. Mes tjerash ai kujton një moment kur i kishte përplasur dokumentat në tavolinë para Thaçit në vitin 2013.

Pacolli në Pressing të T7 tha se ka pasë momente kur ishte i hidhëruar me zotrin Thaçin por pastaj i ka kërkuar falje.

“Zotri Thaçi ka qenë gjithmonë korrekt me mua. Jemi takuar shumë herë, me vullnet jemi taku. Nuk kam qenë servil i zotrit Thaçi. Ka pasë momente kur kam qenë I hidhëruar me zotrin Thaçi. Një moment vjen dhe unë ia gjuaj disa dokumente përpara në tavolinë, i mëshoj tavolinës, në vitin 2013. Më vonë kam shku me kërku falje, dhe ai thotë nuk jam i hidhëruar fare”, tha Pacolli.

Lini një Përgjigje

Vuçiq zbut diskursin ndaj Kosovës

IPK rekomandon suspendimin e 7 policëve, 3 prej tyre arrestohen për keqtrajtim