in

Osmani tregon se kur vijnë vaksinat e para në Kosovë

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se dozat e para të vaksinës anti – COVID-19 pritet të arrijnë në javën e parë të muajit mars.

Ajo, në “Kallxo Pernime”, ka thënë se këto informata i ka nga partnerët ndërkombëtarë, ndërsa ka treguar se Kosova do të furnizohet në tri faza të ndryshime me vaksina.

“Ne nuk kemi marrë informata nga Ministria e Shëndetësisë, por në kontakt me partnerët ndërkombëtarë, të cilët dua t’i falënderoj shumë, pra ajo çka jam informuar nga partnerët ndërkombëtarë drejtpërdrejt është që Kosova si pjesë e COVAX, e cila ia mbulon Kosovës 20 për qind të vaksinave për popullatën që e ka, në mars, respektivisht në javën e parë ose të dytë të marsit, të sjell kontingjentin e parë. Nuk mund të përmend numër të saktë të vaksinave që do t’i mbulojë kontigjenti i parë, por ato do të përdoren për kategoritë më të rrezikuara, që nënkupton ata që punojnë në sistemin shëndetësor por edhe personat më të vjetër”, ka deklaruar ajo.

“Kontigjenti i dytë pritet në qershor, kurse pjesa tjetër sipas planit dinamik pritet të vijë në shtator. Qeveria ka kontaktuar edhe me Austrinë, që të marrë një kontigjent të një vaksine tjetër e cila pritet të pranohet apo miratohet diku në fund të gjysmës së parë të vitit e cila mund të arrijë diku kah shtatori”, tha Vjosa Osmani.

Ajo ka treguar se pse Kosova ka mbetur prapa për ta siguruar vaksinën anti – COVID-19. Sipas saj, vendi ynë ka ngecur që t’i plotësojë disa kushte për ruajtjen e vaksinave.

“Sipas partnerëve ndërkombëtarë janë plotësuar afatet në skemën e tyre, pritet që në dy ditët në vijim të nënshkruhet edhe një marrëveshje me shkrim. “Arsyeja pse jemi pas shteteve si Gana, në rastin e iniciativës COVAX, e cila tashmë ka dërguar një numër të dozave në atë shtet, është për shkak se sa jam e informuar unë, është se Kosova ka treguar më shumë vonesa në krijimin e kushteve për mirëmbajtje të vaksinave, i ka marrë më shumë kohë Kosovës”, ka thënë ajo.

“Te votat e komuniteteve kemi ndërhyrje të drejtpërdrejtë të shtetit serb”

 Vjosa Osmani ka thënë se ajo çfarë ka ndodhur me votat e komunitetit serb në Kosovë, të cilat kanë shkuar për një parti të caktuar boshnjake, është një ndërhyrje nga shteti i Serbisë në procesin zgjedhor.

Në një intervistë për KALLXO.com, Osmani ka thënë se për këtë i ka njoftuar edhe ndërkombëtarët.

“Për fat të keq, ndërhyrja nuk mund të reduktohet këtu në ndërhyrje të Listës Serbe, kjo është ndërhyrje e drejtpërdrejtë e Vuçiqit, pra është ndërhyrje e një shteti, pra shtetit serb në një proces elektoral të një shteti tjetër, në këtë rast të Republikës së Kosovës, gjë që ndalohet edhe me drejtën ndërkombëtare”, tha Osmani në emisioni “Kallxo Pernime”.

“Unë e kam shprehur këtë shqetësim në kontaktet e mia me Uashingtonin, Berlinin e Brukselin, por edhe me kryeqytetet tjera, sepse kjo shkon përtej zhvillimeve tona të brendshme dhe tregon për një qasje destabilizuese të Serbisë në rajonin tonë”, deklaroi ajo.

Vjosa Osmani ka thënë se ka bazë ligjore, nga ajo çfarë ka parë deri më tani, që partitë e komuniteteve të cilat i kanë vendet e garantuara sipas Kushtetutës së vendit, të ankohen në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe në Gjykatën Supreme.

“Sa jam informuar unë, komunitetet do të ankohen sepse u është shkelur e drejta e tyre. Kjo duhet të ndodhë kur të certifikohen rezultatet. I kam njoftuar miqtë tanë ndërkombëtarë për votat e komunitetit serb që shkuan për partitë boshnjake, unë besoj se ata do të reagojnë pasi të certifikohen rezultatet”, deklaroi ajo.

Lini një Përgjigje

Kandiq: Vullneti politik edhe më tutje vendimtar për të vërtetën rreth të pagjeturve

Sonte në Prishtinë arrijnë shiringat për vaksinën anti-COVID