in

Osmani takoi Ministrin e Mbrojtjes, Mehaj, dhe Komandantin e FSK-së, Rama

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot priti në takim koordinues për çështje të mbrojtjes Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, dhe Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama.

Ministri i Mbrojtjes dhe Komandanti i FSK-së njoftuan Presidenten Osmani lidhur me zbatimin e programeve ekzistuese të ngritjes së kapacitetevetë FSK-së dhe mbështetjes së ofruar nga shtetet mike.

Presidentja Osmani theksoi rëndësinë e realizimit të planit të tranzicionit sipas standardeve të NATO-s, si dhe realizimin e synimit strategjik të Kosovës që të bëhet anëtare e kësaj aleance.

Lini një Përgjigje

14 humbje jete dhe 701 raste të reja me COVID-19

Nagavci mori pjesë në lansimin e projektit “Fondi i sfidave për Kosovën” (KCF)