in

Osmani: Shqipëria ta mbështesë Kosovën në çdo organizëm ndërkombëtar

Zyra për informim e Kuvendit të Kosovës me anë të një komunikate bën me dije se, sot, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur një delegacion të Komisionit për Politikë të Jashtme të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të udhëhequr nga kryetarja Mimi Kodheli, njëherësh Zëvëndëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Të dy palët diskutuan për bashkëpunimin ndërparlamentar ndërmjet të të dyja vendeve dhe u angazhuan që të rritet intensiteti i bashkëpunimit.

Gjithashtu u diskutua edhe mundësia e mbështetjes ndaj Kosovës e shtetit shqiptar në nismat rajonale apo edhe në raport me Aleancën Veri-Atlantike.

Kryetarja Osmani ka thënë se është i nevojshëm një koordinim ndërshtetëror për ta mbështetur Kosovën në mekanizmat rajonalë e më gjerë ku duhet ta ketë zërin, porse nuk e ka të drejtën e përfaqësimit.

Në këtë kontekst, ka marrë mbështetjen e palës shqiptare dhe premtimin për një dakordim të veprimeve në hapat e mëtejmë.

Lini një Përgjigje

Erdogani përballët me një dimër të vështirë

17 viktima dhe 557 taste pozitive me koronavirus në Kosovë