in

Osmani me familje e kaloi mbrëmjen e Krishtlindjes në fshatin Pjetërshtan

Presidentja Vjosa Osmani ka bërë të ditur se mbrëmjen e Krishtlindjes e ka kaluar në fshatin Pjetërshan të Gjakovës.

Ajo, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka bërë të ditur se janë pritur për të festuar edhe në familjen Simoni, derisa ua ka uruar të gjithëve Krishtlindjen.

“Qytetarëve të këtyre fshatrave bujare ua uruam kremtën e Krishtlindjes e pastaj u mirëpritëm edhe në Famulli”.

“Kremta vazhdoi në familjen Simoni, me gjithë mikpritjen tradicionale shqiptare. Nga aty uruam edhe një herë që paqja dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca të mbizotërojnë gjithmonë ndër ne. Gëzuar Krishtlindjen!”, ka thënë Osmani.

Mbrëmjen e Krishtlindjes e kaluam në fshatin e bukur të Pjetërshanit. 

Qytetarëve të këtyre fshatrave bujare ua uruam kremtën e Krishtlindjes e pastaj u mirëpritëm edhe në Famulli. 

Kremta vazhdoi në familjen Simoni, me gjithë mikpritjen tradicionale shqiptare. Nga aty uruam edhe një herë që paqja, dashuria, mirëkuptimi dhe toleranca të mbizotërojnë gjithmonë ndër ne.

Gëzuar Krishtlindjen!

Lini një Përgjigje

Pushtuesit rusë klonojnë një gazetë rajonale ukrainase për qëllime propagandistike

E ëma e dha “borxh” se nuk e rriste dot, sot hebreu Larry Ellison është i shtati më i pasur në botë