in

Osmani i thotë Vuçiqit: Viktimat janë këtu, kërkoju falje nëse ke dinjitet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka prezantuar në Një Jork katër gra kosovare që i ka marrë në delegacionin e saj në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, të cilat edhe e kanë irrituar presidentin e Serbisë, Alekander Vuçiq. Osmani i quan heroina Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muçollin dhe Shyrete Tairin.

“Me katër heroinat, mbrojtëset e së vërtetës!”, ka shkruar Osmani në një foto që ka paraqitur nga Nju Jorku. Madje vetë prezantimi në Këshillin e Sigurimit me katër gratë që përjetuar dhunën seksuale, dhunën shpirtërore, terrorin e masakrimin, e bënë që të reagoj presidenti serb.

“Keni sjellë njerëz që nuk janë pjesë e kontingjentit politik. Ndodhi për herë të parë në këtë organ. Keni sjellë njerëz që nuk e kanë vendin këtu në korin diplomatik, apo këshillëdhënës të zonjës Osmani. Është teatër politik dhe një kurth për delegacionin serb”, kështu ka deklaruar presidenti Vuçiq pasi Osmani në KS u ul me katër gratë kosovare.

“Unë fola për raportin dhe procesin e ju për diçka që ka ndodhur 25 vjet më parë. Pse nuk ka informuar se kush do të jetë pjesë e delegacionit. A besoni se nuk ka gra të dhunuara serbe në Kosovë”, foli më tej Vuçiq.

Kundër këtij reagimi foli drejtuesja e KS të OKB-së nga Malta e cila tha se kjo çështja nuk i përket Këshillit, por vet delegacioneve.

Ndërsa presidentja Osmani i tha presidentit serb që t’i kërkoj falje këtyre grave që u ka shkaktuar aq shumë dhimbje regjimi serb. “Viktimat janë këtë, kërkoju falje nëse ke së paku një shenjë humanitet, nëse ka mbetur në ty pak dinjitet”, deklaroi Osmani, për të cilat më herët tha se janë pjesë e delegacionit të saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

SPAK: politikanët shenjën e sponsorit ta bartin në shpinën e tyre!

Propozohet ndalimimi i blerjes së akullores natën vonë