in

Osmani: Falë xhudos flamuri ynë u ngrit mbi të gjithë flamujt e tjerë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, është shprehur shumë e lumtur me suksesin e xhudisteve kosovare Distria Krasniqi dhe Flaka Loxha.

E para e vendit ka thënë se duke iu falenderuar suksesit të këtyre dy vajzave, flamuri i shtetit të Kosovës u ngrit mbi të gjitha shtete tjera.

“Dy medalje në xhudo në një ditë. Fitore pas fitore, Distria Krasniqi, sërish e artë e flamuri i shtetit të Kosovës, sërish më së larti në Lojërat Mesdhetare Oran 2022!”, ka shkruar Osmani në “Facebook”.

Ndërsa për Loxhën, Osmani ka thënë se ajo po i ndjekë hapat e Majlinda Kelmendit.

“Këtë krenari na e rritë edhe më shumë fitorja e Flaka Loxhës, e cila me medaljen e bronztë po ecën hapave të Majlindës e Distrias.”.

Ndryshe, Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë, kurse Flaka Loxha të bronztën në Lojërat Mesdhetare.

Lini një Përgjigje

U dënuan terroristët islamik që vranë 130 njerëz

Shpifjet e një seriali turk për Shkupin