in

Osmani e Rohde flasin për samitin e radhës të Procesit të Berlinit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, me të cilin kanë biseduar për përgatitjet që po bëhen për samitin e radhës të Procesit të Berlinit, si dhe për Samitin e NATO-s në Lituani.

Sipas njoftimit për media, Osmani e Rohde kanë biseduar edhe për situatën e sigurisë në vend, me theks të veçantë në veri të vendit dhe angazhimin e institucioneve të Kosovës për deeskalimin e situatës.

Osmani ka thënë se Kosova ka demonstruar vullnet për deeskalim, duke ofruar mbajtjen e zgjedhjeve në veri dhe se sfidat aktuale do t’i tejkalojë me partnerët.

Lini një Përgjigje

Ushtria amerikane vret në një sulm ajror liderin e ISIS-it në Siri

CNN: Pse po sulmohet MEK në Shqipëri dhe Francë