in

Osmani e Gjukanoviq vlerësojnë lartë marrëdhëniet Kosovë-Mali i Zi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku më presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, aktivitetin kulturor të organizuar me rastin e shënimit të Ditëve të komunitetit malazez në Kosovë, kanë vlerësuar se Kosova dhe Mali i Zi po i ndërtojnë marrëdhëniet më të mira të respektit e besimit të ndërsjellë.

Presidentja Osmani në këtë manifestim tha se përmes këtij aktiviteti po shënojmë ditën e komunitetit malazez. përmes artit dhe kulturës.

“Jemi të nderuar me prezencën e presidentit të Malit të zi, jemi të gëzuar që vizitën tuaj po e përmbyllim me promovimin e vlerave”, tha Osmani përcjell RTKLlive.

Presidentja tha se ndonëse vendi ynë është i vogël për nga madhësia, e vlerësojmë komunitetin malazez në Kosovë.

“Sot i kemi në mesin tone disa prej përfaqësuesve të komunitetit dhe i falënderoj për qytetarinë. Si presidente do të komunikoj për vlerat që ju i përfaqësoni”, tha e para e vendit, duke falënderuar Presidentin Gjukanoviq për vizitën e tijë në Kosovës.

Në anën tjetër, presidenti malazez, Milo Gjukanoviq tha se nder i madh për të, ‘që brenda vizitës dy ditore të suksesshme sonte bashkë me presidenten Osmani të bëhem pjesë e këtij manifestimi solemn pe shënimin e komunitetit malazez në Kosovë’.

“Ne sot jemi këtu që të flasim për kontributet e shumta të komunitetit malazez në mal të zi. Në periudhën e intensifikimit të marrëdhënieve të vendeve tona. Nuk mund të mos ta vërejmë inercionin e Ballkanit perëndimor. Komuniteti malazez nga viti 81 ka pas pak mbi 21 mijë malazez, ku malazezët me arsye kanë qenë anëtar konstituiv i territorit të Kosovës”, tha presidenti malazez, Milo Gjukanoviq, përcjell RTKLlive.

Tutje tha ai se marrëdhëniet cilësore do të qojnë deri të zgjidhja e statusit të malazezëve në Kosovë.

“Kjo është edhe rasti që të kujtojmë me krenari që në stuhinë e luftës Mali i Zi ka treguar aftësi që të ruaj paqen. Ne kemi vendosur për një sistem vlerash evropiane dhe kemi shkuar me vendosmëri në rrugën e integrimeve evropiane”, tha Gjukanoviq, përcjell RTKLlive.

Presidenti malazez tha se Malin e Zi po e ndërtojnë me fqinjët marrëdhëniet më të mira të respektit e besimit të ndërsjellë.

“Mali i zi është një fqinj i përgjegjshëm i Kosovës… si dhe të kontribuojë në perspektivën evropiane dhe euro-atlentike, shfrytëzoj rastin që e ardhmja e Kosovës e fëmijëve të tyre të jetë e lidhur përjetësisht me vlerat evropiane”, tha Gjukaniviq.

Në anën tjetër, Lazar Radulović Kryetar i shoqatës malazeze tha se sot ishte një ditë e rëndësishme për komunitetin malazez me shpresën se kjo mund të jete një fillim i ri për komunitetin tonë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Loading…

0

Kosova si shembull për bashkëpunimin SHBA, Finlandë, Suedi

Kʋɾ dívɑ shqíptɑɾe që shokonte gɾekët: Jɑm Shqíptɑɾe, bɑbɑí ʋɾɾente pɾíftëɾínjtë Gɾekë