Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, e ka quajtur të jashtëzakonshme mbrëmjen e sotme, pasi është shfaqur opera e parë kosovare “Goca e Kaçanikut”.
Çeku ka falënderuar kompozitorin Rauf Dhomi, regjisorin Nikolin Gurakuqi dhe drejtuesin Edon Ramadani, të cilët sipas tij dhuruan emocione të fuqishme për publikun.
“Opera e parë kosovare “Goca e Kaçanikut” me kompozitor Rauf Dhomin, u shfaq sonte për herë të parë në Kosovë pas krijimit të saj më shumë se gjysmë shekulli më parë.
Opera e Kosovës në bashkëpunim me Baletin Kombëtar të Kosovës dhe solistët, në regjinë e Nikolin Gurakuqit dhe nën drejtimin e Edon Ramadanit dhuruan emocione të fuqishme sonte për publikun.
Faleminderit për punën dhe përkushtimin tuaj”, ka thënë Çeku.