in

Observatoriumi astronomik i Prishtinës i hapur për të gjithë qytetarët

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se observatoriumi astronomik për vrojtime qiellore po i rikthehet Prishtinës, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Facebook”, Rama ka thënë se nga sot, në Pallatin e Rinisë, Observatoriumi astronomik i Prishtinës do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët.

Postimi i plotë:

“Observatoriumi astronomik për vrojtime qiellore , po i rikthehet Prishtinës.

Prej sot, në  të kryeqytetit, në Pallatin e Rinisë, Observatoriumi astronomik i Prishtinës do të jetë i hapur për gjithë qytetarët!

Astronomy Club of Kosova e sigurova se në rrugëtimin për ta rikthy këtë qendër në një hapësirë të këndshme për gjithë komunitetin, neve do të na ketë përkrah!”, thuhet në njoftim.

Lini një Përgjigje

Hapet anibar me program të pasur artistik

Ministri i Jashtëm i Polonisë arrin në Kosovë