in

Numri i vdekjeve nga koronavirusi në Rusi është dy herë më i lartë se ai zyrtar

Më shumë se 70,900 vdiqën nga covid-19, dhe 45,100 vdekje ishin pozitive për virusin.Numri aktual i të vdekurve nga koronavirusi në Rusi është më shumë se dyfishi i numrit zyrtar, sipas zyrtarëve të qeverisë.

Më shumë se 115,000 njerëz kanë vdekur në Rusi që kur filloi pandemia, tha zëvendës kryeministrja për Shëndetësinë Tatiana Golikova për televizionin shtetëror.Më shumë se 70,900 vdiqën nga covid-19 dhe 45,100 vdekje ishin pozitive për virusin, tha ajo.

Vetëm 56,400 vdekje nga koronavirusi u raportuan të mërkurën në faqen zyrtare të qeverisë. Këta janë vetëm ata njerëz që në çertifikatat e vdekjes theksojnë koronavirusin si shkakun e vdekjes.Numri i të vdekurve nga janari në nëntor ishte 13 për qind më i lartë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar dhe rreth 81 për qind e atyre vdekjeve shtesë ishin të lidhura me koronavirusin, tha Golikova.

Lini një Përgjigje

Administrata e Bidenit do të reagojë shpejt ndaj "rregulloreve të dëmshme të mesnatës"

Dr. Camaj: Vaksinat janë të sigurta, fundi i pandemisë ka nisur