in

Nuk është lehtë të shkosh në Sanxhak dhe t’i kërkosh shqiptarët e asimiluar

Emira Selimi

Jahja Drancolli më bëri bllok në fb për reagimin e vrullshëm që bëra mbrëmë në sulmin e tij të fundit ndaj Marinit.

I nderuar “akademik”, është shumë e lehtë të jesh patriot nga kolltuku me shkrime dhe lapsin nē dorë.Por, nuk është aspak e lehtë të marrësh kamerën, mikrofonin dhe të shkosh në Serbi dhe të ua shpalosësh bishave të Ballkanit të vërtetën.Nuk është aspak e lehtë të shkosh në Prilep, nuk është e lehtë të shkosh në Manastir ku nacionalizmi ekstrem triumfon dhe se shqiptarët jo rrallë herë kanë qënë viktima të përleshjeve fizike.Nuk është e lehtë i nderuar profesor të shkosh nē Çamëri dhe t’i kërkosh shqiptarët e asimiluar dhe varret e shqiptarëve të masakruar.

Marin Mema i nderuar profesor është shpallur i pa dëshiruar për shtetin e Greqisë që nga momenti kur ua shpalosi në fytyrē të gjitha të vërtetat e masakrave greke ndaj shqiptarëve të Çamërisë. Që unë dhe ti dhe gjithë të tjerët nuk jemi dhe se nuk paraqesim rrezik për shtetin e Greqisë.Nuk është fare e lehtë të shkosh në Sanxhak dhe t’i kërkosh shqiptarët e asimiluar, në një vend që kush vret një shqiptarë shpallet hero, askush nuk rrezikon jetën e tij apo jo profesor? Por dikush e rrezikoi dhe po vazhdon ta rrezikon. A keni guxim ju të shkoni deri tek  ( Molla e Kuqe )dhe ta flisni të vërtetën? Po të kishit pasur do kishit shkuar që moti.Të hulumtosh në Ohër dhe Shkup nuk është aspak e lehtë ku policia e shtetit të vështron dhe kërcënon pa ndërprerje.

Shkurt dhe shqip i nderuar profesor atë qē e ka bërë Marin Mema për shqiptarët, nuk e ka bërē asnjë akademik, asnjë profesor, asnjë politikan, asnjë gazetar dhe askush.Reagova me emocion të vrullshēm kur shikova se duke qëndruar në fotelje dikush sulmon shqiptarin më të dashur të shqiptarëve.Prek aty ku duhet jo aty ku dëmton të gjithë.Marini nuk ndalët ka ende shumë padrejtësi

Lini një Përgjigje

Arrestohet djali i Naser Kelmendit në Besnje

“Propozimi francez” dhe (mos)faktorizimi i shqiptarëve