in

Novi Pazari deri pas Luftës së Dytë Botërore dominohej nga popullata shqiptare

FM images.net sjell disa fotografi të realizuara në vitin 1932 në Rajonin e Sanxhakut, nga dy profesorë të Universitetit të Harvaradit: Parry Milman dhe Albert Bates.

Hysni Syla

Fotografitë tregojnë qartë se asokohe Rajoni i Sanxhakut, që shtrihet në veri të Malit të Zi dhe në pjesën jug-perëndimore të Serbisë, deri në kufirin me Bosnjën e që përfshin qytetet Novi Pazar (Jeni Pazar), Tutin, Sjenicë, Berane, Bijello Pole, Plevle, dominohej nga popullata shqiptare.

Në foto shihen shumica e banorëve që ishin shqiptarë, të cilët dallohen me plisa të bardhë në vitin 1933. Sot pothuaj të gjithë janë asimiluar në boshnjakë dhe nuk flasin shqip, por gjuhën serbe. Mund të gjesh vetëm njerëz të moshuar që ende dinë të flasin ngapak gjuhën shqipe dhe e pranojnë se janë shqiptarë.

Profesori i artit figurativ, Nazim Dedolli nga Mitrovica, i cili vdiq në fillim të këtij viti, ishte si duket mësuesi i vetëm i gjallë që pas Luftës së Dytë Botërore ua ka mësuar shkronjat shqip nxënësve shqiptarë në Novi Pazar, që tregon se asokohe ky qytet dhe rajoni i tij, përkatësisht Sanxhaku, ishin të banuar me shqiptarë, madje shumica e popullatës.

Profesori Dedolli në vitin 1946, me urdhër të intelektualit, arsimdashësit shqip dhe patriotit, Bedri Gjinaj, ishte dërguar për t’u dhënë mësim në gjuhën shqipe fëmijëve të shqiptarëve që jetonin në Rajonin e Sanxhakut, pra edhe në Novi Pazar.

“Në shkollat ekzistuese të asaj kohe, mësimi mbahej në dy gjuhë, në gjuhën shqipe për shqiptarët dhe në gjuhën boshnjake për boshnjakët. Numri i nxënësve shqiptarë dhe boshnjakë ishte përafërsisht i barabartë, ndoshta pak më shumë kishte shqiptarë. Unë në Novi Pazar qëndrova diku rreth gjashtë vjet dhe gjatë asaj kohe kam hapur në këtë qytet katër shkolla në gjuhën shqipe”, rrëfente profesori Dedolli.

Dedolli tregonte po ashtu se shkolla ku fillimisht i ka mësuar nxënësit në gjuhën shqipe ka qenë e vendosur te hamami i qytetit, përkatësisht te Ura e Jahudive në Novi Pazar, në të cilën kalon lumi Rashka. Thoshte se nxënësit mësimet i kanë vazhduar deri në mbarim të klasës së tetë.

Sot, Novi Pazari, ka fare pak shqiptarë, të cilët edhe nuk deklarohen se janë të tillë, për shkak të pasojave që mund të kenë nga pushteti serb.

Lini një Përgjigje

Madhështia e Epokës së Dr.Ibrahim Rugovës

Maqedonia e Veriut regjistron ulje të infektimeve me koronavirus