in

Nova rs: Lajmi për Berishajn është i rrejshëm

Dush Gashi

Portali beogradas Nova.rs mbrëmë ka botuar këtë lajm, në fakt përgënjeshtrim të një lajmi të botuar më parë prej tij: Lajm i rremë se një politikani slloven i janë paguar gjysmë milioni euro.

Portali kosovar ka raportuar sot lajmin e rremë të televizionit slloven Planet TV për skandalin e madh financiar të supozuar në të cilin akuzohen për përfshirje kundërshtari Janez Jansha, kryetari i Partisë së Lirisë Robert Golob dhe ambasadori i Kosovës në Kroaci Martin Berishaj. Planet TV, përndryshe në pronësi të njerëzve të afërt me pushtetin vendor, ka publikuar pak para zgjedhjeve informacione të pavërteta për skandalin e madh financiar të supozuar.Në fakt, të dielën në Slloveni mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat votuesit vendosin mes politikës së ndjekur nga kryeministri aktual Janez Jansha në dy vitet e fundit dhe alternativës së premtuar nga menaxheri Robert Golob.

Ky lajm përmban informacione të pavërteta, të cilat janë publikuar gabimisht nga portali ynë. Nova,rs u kërkon falje lexuesve për shpërndarjen e këtij lajmi

PS: Përshtypja ime është se kjo gazetë duket e pavarur në konceptin e saj redaktorial dhe gjithsesi nuk është nën ndikimin e regjimit të Vuçiqit, përkundrazi. Sigurisht, nuk po e marr saktësinë e saj si të mirëqenë, vetëm si një element të ri rreth kësaj teme.

Lini një Përgjigje

“Përbindëshi” amerikan lundron përballë brigjeve shqiptare, rusët nuk kanë asnjë shans në Mesdhe

Forcat ruse marrin robër vëzhguesit e OSBE në Donetsk dhe Luhansk