in

Njësitët nacionaliste, legaliste apo balliste, janë ekzekutuar barbarisht,në Shqipëri e Kosovë

Shkruan av.Zanfir Kryeziu,

Pjesëmarrës i manifestimin, i ftuar nga organizatori, si nip i Riza bej Kryeziut, njërit nga firmëtarët e shpalljes së pavarësisë në Vlorë me 1912.

100 vjetori i pavarësisë të shndërrohet në 100 vjetorin e të vërtetave historike të shqipërisë dhe shqiptarëve kudo që janë në trevat etnike kërkon kryeministri prof.dr.Sali Berisha.  Në mbledhjen e komitetit të 100 vjetorit të pavarësisë, kryeministri Berisha kërkoi nga historia- net,studiuesit,por dhe nga institucionet zyrtare të vendit, që të kontribuojnë për të bërë të mundur që shumë akte madhore historike, momente dhe procese të rëndësishme, të marrin vlerësimin e tyre real e të vërtetë. Kryeministri u fokusua në kontributin e jashtëzakonshëm të shumë personaliteteve të huaja në luftën nacional çlirimtare të shqiptarëve, veçanërisht kontributin e Britanisë së Madhe, përmes përfaqësuesve të saj elitë që ajo dërgoi në shqipëri, në periudhën e Luftës se Dytë Boterore. Mohimi i ketij kapitulli është një nga faqet më të zeza të diktaturës komuniste, pasi që qeveria               e mbretërisë së bashkuar bëri gjithçka për të mbështetur shqiptarët në rezistencen e tyre. Është shumë e rëndësishme që në këtë 100 vjetor,këta burra dhe gra të vendeve mike sot,të vendosen në piedestalin për meritat e tyre.

 Gjithashtu, kryeministri kërkoi edhe një rivlerësim të shumë figurave historike shqiptare me kontribut të jashtëzakonshëm për zhvillimet në shqipëri, në periudhën e luftës se dytë botërore, që diktatura i la në harresë ose i shpalli të ndaluar, si Vllëzërit Kryeziu, Mit’hat bej Frashëri, Abaz Kupi, Luigj Bumçi, Jak Serreqi, Dom Nikolle Kaçorri e shumë e shumë të tjerë. Kremtimi më dinjitoz,nderimi më i madh që ne mund të bëjmë në këtë 100 vjetor,është shndërr- imi i tij në 100 vjetorin e të vërtetave historike të shqipërisë e shqiptarëve, në këto 100 vite.Kjo është jetike, është e domosdoshme, sepse në 100 vjet, asnjë komb e asnjë vend tjetër, nuk pati, nuk përjetoi një deformim e falsifikim madhor të historisë, siç patën dhe përjetuan shqiptarët, nuk pati dhe nuk përjetoi një injorim,mohim,bllokim të momenteve kulmore në historinë e tyre, siç patën shqiptarët në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e kudo që janë. Diktaturat, pushtimet, bënë që ata të mos njohin të vërtetat historike të kombit dhe vendit të tyre.

Për të ilustruar këte që po them, unë dua të ndalëm këtu në një çeshtje të cilën e gjykoj të një rëndësie fondamentale për të vërtetat e Shqipërisë dhe shqiptarëve këto 100 vjet. Le të marrim rezistencen e forcave të armatosura në luftën e dytë botërore.Nuk ka asnjë lëkundje në vlerësimin e saj. Ajo përbën një nga faqet më të ndritura të historisë sonë. Çdo njeri që mendon të vërë në mëdyshje rëndësinë jetike të rezistencës së armatosur të shqiptarëve në Luftën e Dytë Botërore,   në 100 vjetorin e pavarësisë, bën një gabim fatal. E verteta është se Shqipëria, me atë luftë, u rreshtua në anën e koalicionit antifashist, u rreshtua në anën e drejtë të historisë dhe bëri që çdo përpjekje e mëtejshme për copëtimin e saj, që ishte reale, të hidhej poshtë. Pra, jo vetëm që shqiptarët u rënditën në atë anë të drejtë që duhej të ishin, por me atë luftë, me atë gjak, me ato sakrifica, ia dolën të bëhën zot të patjetërsueshëm të atyre territoreve. Ajo luftë, ajo qëndresë, imponoi që në kongresin e 5-të të partisë komuniste jugosllave,të votohej rezoluta Kosova pjesë e Shqipërisë. Ajo luftë, ajo përpjekje, bëri që në Bujan të firmoset akti madhor historik, sipas të cilit fati i Kosovës do të përcaktohej me plebishit, pas mbarimit të luftës.

 Pra, në këtë aspekt, lufta ishte një zotdalje ndaj Shqipërisë, shqiptarëve, territoreve të tyre. Ky vlerësim për luftën,në tërësi,nuk vihet në diskutim,thjesht diskutohen disa aspekte vllavërasëse   të saj dhe ato janë vërtetë një realitet i pamohueshëm dhe është shumë e gabuar të mos njihen. Pra, duke njohur kete realitet dhe duke u përpjekur të bëjmë drejtësi, në kuptimin moral, duke njohur aktin makabër të vrasjes së luftëtarëve të lirisë,vetëm e vetëm se nuk i përkisnin mendi-mit dhe ideologjisë komuniste, por luftonin me flamurin e lirisë,ne e bëjmë vendin më të drejtë, shoqërinë më të drejtë.Kjo është e domosdoshme. E vërteta është që njësitët nacionaliste, legal- iste apo balliste, janë ekzekutuar barbarisht, në Shqipëri e Kosovë. Shqiptarët duhet ta dinë faktin se luftëtarët shqiptar të cilët luftuan gjatë gjithë luftës nën komanden e Gani Kryeziut, u ekzekutuan barbarisht dhe trupat e tyre të pa jetë u hodhën në një pus në fshatin Hereç të Deçanit, ku akoma prehen eshtrat e tyre vetëm e vetëm se nuk ishin komunistë,ishin nacionalist dhe luftonin për një Shqipëri etnike me orientim properendimor. Askush nuk e di fatin e Gani Kryeziut, disident i njerës prej familjeve më tradita nacionaliste, antikomuniste të Kosovës, të cilin në tradhëti e muarën nga shtëpia shqipëfolësit, bashkëpuntor besnik të sllavo komunistëve, e burgosen në burgun e Mitrovicës së Sremit, ku edhe vdiq i helmuar.

 Lufta si çdo luftë kërkon luftëtarë dhe këta ishin shqiptarët, kërkon armë të cilat shqiptarët nuk kishin për tu përballur,kërkon financën,shqiptarët nuk kishin financa,kërkon organizimin, por nuk kishte ndonjë organizim ushtarak, për vet situatën e krijuar. E vërteta e madhe historike    është se shqiptarët kanë bërë luftën, para se gjithash e mbi të gjitha, të mbështetur në paundin e taksapaguesve britanikë, e vërteta historike është se brigadat e njësitë e para, lëvizja në tërësi, u organizua direkt nga misionarët britanikë. E vërteta është se ishte Britania e Madhe ajo që i armatosi luftëtarët e lirisë në shqipëri, me një motiv; armë çdo burri e gruaje që del të luftojë për liri, me kusht që ata të zbresin në fushëbetejë. Këte e solli Billy Mclean në misionin e tij në Shqipëri. Është në nderin e veteranëve të luftës të mos e injorojnë këtë kontribut historik të taksapaguesve dhe të qeverisë britanike. Oficerë të të gjitha rangjeve, pilotë të forcave ajrore britanike, kanë zbritë në tokat shqiptare, duke luftuar për lirinë e saj. Brigada e parë partizane shqiptare është themeluar në Vithkuq, është armatosur nëVithkuq, është financuar në Vithkuq, nga misionet britanike.

 U ndala në këtë segment, sepse mohimi i këtij kapitulli është një nga faqet më të zeza të diktat- urës komuniste.Qeveria e mbretërisë së bashkuarë bëri gjithçka për të mbështetur shqiptarët në rezistencën e tyre. E vërteta është se nuk i dha mbretit zog imunitet, por mbreti qëndroi në krye- qytetin e luftës, në kontakt e komunikim të vazhdueshëm me qeverinë britanike dhe ministrinë e jashtme. Ministri i jashtëm i Britanisë së Madhe do të ishte i pari që do të deklaronte në   dhomën e komunave, mbështetjen e plotë dhe pa rezervë për rezistencën antifashiste shqiptare.                              

Në shqipëri u dërgua elita e oficerëve britanikë. Në qoftë se Çerçilli dërgoi në shtabin e Titos djalin e tij,në shqipëri erdhi gjithashtu elita e trupave SOE(trupat speciale të operacioneve ekze- kutive), personalitete të jashtëzakonshme që do të beheshin me vonë 7 herë ministra në qeverinë britanike si, Julian Amery, David Smiley, Dayrell Oakley-Hill, Billy Mclean, e shumë e shumë të tjerë.

 Por le tu shkojmë të vërtetave ashtu siç janë.Nuk ishin britaniket ata të cilët inkurajuan lëvizjen komuniste në shqipëri. Kontaktet e para për organizimin e rezistencës ata i kanë pasur me naci- onalistet.Personat e parë të kontaktuar prej tyre janë Vëllezërit Kryeziu, të cilët kanë një meritë historike sepse ata dhe lëvizja e tyre bashkëpunonin me të gjitha forcat politike në luftë për çlirimin e vendit nga okupimi nazi-fashist. Ata, ndonëse bënin përgjegjës mbretin zog për vrasjen e vëllait të tyre, ata u deklaruan fuqive aleate se mbreti është personaliteti i vetëm që mund të bashkojë shqiptarët. Vëllezërit Kryeziu u kërkuan aleateve Anglo/Amerikan që të takojnë një tribun, siç ishte Abaz Kupi.Ishte Kokoshi nje tjeter, ishte Mustafa Gjinishi,i njohur atëherë si komunist.Pra, ishin këta që organizuan, ishin këta të cilët sillnin të gjitha materialet ushtarake e propagandistike kundër pushtuesit. Ishte zogu që deklaroi nga Parisi; Luftë pushtu- esit. Nuk ka dyshim që lëvizja u dominua në tërësinë e saj nga partia komuniste shqiptare dhe ndaj ajo mori dhe mbështetjen më të madhe të Mbretërisë së Bashkuar.

U ndala në këtë segment, theksoj kryeministri Berisha sepse e gjykoj jashtëzakonisht të rëndës- ishëm.Vlerësimi i luftës duhet të jetë një vlerësim i plotë, duhet të ketë një vlerësim real për ata që organizuan,që armatosen që stërvitën,që financuan.Cilido që është i interesuar për historinë  e kësaj periudhe, në çdo dokument do të gjejë një fakt shumë të rëndësishëm; britaniket bënë gjithçka për bashkimin e fraksioneve të ndryshme. Billy Mclean ishte arkitekt i Mukjes. Në të gjitha institucionet, në të gjitha udhëzimet, takimet, kërkonin nga shqiptarët bashkim, bashkërëndimin dhe kishin çuar misione në të gjitha grupet. Pushtuesi bënte gjithçka për ti përçarë.

Politika e përçarjes ishte politika e pushtuesit dhe e vërteta është që nuk ishte e paefektshme. Është jashtëzakonisht e rëndësishme të dalë në pah roli i madh i klerit katolik, ortodoks dhe mysliman për pavarësi. Edhe këta zotërinj të nderuar kanë kontribute shumë të mëdha. Ka personalitete të cilët në mënyrën më të pamerituar janë ndryrë në banesën e harresës siç ishin:Vëllezërit Kryeziu, Ndoc Çoba,Mit’hat Frashëri etj.Andaj, ne duhet të përpiqemi që ata të zënë vendet e tyre të merituara në histori.

 

Lini një Përgjigje

Presidentja Osmani udhëtoi në Nju-Jork, për takime me liderët botërorë

“Ejani etër në shtëpinë tonë, ne kemi katolicizëm, islam dhe ortodoksi"