Edhe pse sulmi terrorist i kryer nga shqiptari Kujtim Fejzullahu në Vjenë që mori katër jetë u krye në fillim të nëntorit, policia ende nuk e di se si armët e përdorura nga atentatori, duke përfshirë një automatik, arritën në Austri ose se si sulmuesi udhëtoi nga shtëpia e tij në qendër të Vjenës. Çka dihet me siguri është se ai nuk ka përdorur transportin publik. Lidhur me këtë, policia po heton intenzivisht një video që është gjendur rishtazi.
Xhirimi i shkurtë tregon një udhëtim nate me veturë, dhe një pasagjer që mban midis gjunjëve të njëjtën armë si ajo që vrasësi kishte përdorur në sulm, shkruan agjencia e lajmeve V4NA në lajmet e së shtunës të televizionit publik austriak ORF. Një ekip hetimor i policisë po heton këtë xhirim intenzivisht. Ata po përpiqen të zbulojnë rrethanat e origjinës së saj dhe nëse mund të ketë lidhje me mbërritjen e vrasësit në qendër të Vjenës.
Nuk është ende e qartë se kush është ulur në sediljen e pasagjerit ose nëse videoja është regjistruar para ose pas 2 nëntorit.
Xhirimi misterioz u postua pas sulmit në dy grupe chat në ëhatsApp, të paktën një anëtar i të cilës mund të ketë qenë në kontakt me vrasësin në javët para krimit. Sipas revistës ORF, ekziston një dyshim se ky njeri mund të ketë drejtuar makinën me gjasë të tipit BMë të treguar në video.
Hetuesit austriakë thonë se autori i atentatit gjithashtu u takua me islamikë gjermanë dhe zviceranë gjatë verës në kryeqytetin austriak.
Kujtim Fejzullahu, një shtetas austriak nga një familje shqiptare të Maqedonisë Veriore, vrau katër vetë dhe plagosi njëzet e tre të tjerë në qendër të Vjenës më 2 nëntor. Policia u kundërpërgjigj dhe qëlloi duke e lënë të vdekur në vend. Përgjegjësia për sulmin më vonë u morr nga organizata terroriste Shteti Islamik. Sulmuesi kishte një rekord kriminal, ai ishte burgosur sepse donte të udhëtonte në Siri për t’iu bashkuar Isis-it.