Disa media konservatore amerikane në pronësi të manjatit Rupert Murdoch, kanë ndryshuar tonin e mesazheve që ata dërgojnë në një përpjekje të dukshme për të paralajmëruar audiencën e tyre se Donald Trump ka të ngjarë të humbasë këto zgjedhje presidenciale, shkruan Guardian.Mesazhet që po dërgohen duket se janë të koordinuara dhe përfshijnë një thirrje Trampit qër ta ‘ruaj trashëgiminë e tij’, duke treguar dinjitet në humbje. Mesazhe të tilla mund të lexohen dhe tw shihen në faqet dhe në etwrin e Fox News, Wall Street Journal dhe New York Post, të gjitha këto media të prirura për Trampin.Prezantuesja e preferuar e Trampit në Fox, Laura Ingraham, e cila gjithashtu foli në konventën Republikane me 2016, dërgoi një mesazh befasues, me sa duket i drejtohet drejtpërdrejt Trampit, duke e këshilluar qw të ‘pranojë humbjen me dinjitet dhe gjakftohtësi’. – Kur dhe nëse vjen koha për të pranuar rezultatin e pashmangshëm të këtyre zgjedhjeve, dhe shpresojmë se nuk do të ndodhë, por nëse do të ndodhë, Presidenti Trump duhet ta pranojë me dinjitetin dhe gjakftohtësinë (prezantues i NBC) -ju). Shumë njerëz pastaj komentuan mbi tonin e performancës së tij. Kjo është ajo që duhet tani, tha Ingraham.- Humbja e zgjedhjeve, veçanërisht nëse besoni se janë vjedhur, është një goditje e madhe. Unë nuk nxjerr ndonjë përfundim. Por humbja e zgjedhjes, nëse kjo ndodh – është e tmerrshme. Por trashëgimia e presidentit Trump do të bëhet më domethënëse nëse ai përqendrohet në të ardhmen e vendit.