Një shtetas serb dyshohet se ka vdekur në Ukrainë gjatë luftës në qytetin e Bakhmutit.
Qytetari me inicialet U.P. nga qytetit i Krushevcit dyshohet se është vrarë gjatë pushtimit rus të Ukrainës, raporton Slobodna Dalmacija (Kroaci).
Siç shkruan mediumi B92, (Serbi), shtetasi serb ishte pjesëtar i grupit mercenar rus, Wagner
Gjithashtu raportohet se nuk dihet saktësisht se kur u vra, por mungesa e tij u vërejt kur pjesëtarët e Wagnerit filluan të nënshkruajnë kontrata të rregullta ushtarake me ministrin e Mbrojtjes së Rusisë.
Kujtojmë se shefi i grupit mercenar rus, Yevgeny Prigozhin u largua drejt Bjellorusisë pasi i dështoi puçi ushtarak kundër presidentit rus, Vladimir Putin./Telegrafi
Ndryshe, Wanger ka humbur shumë mercenarë gjatë okupimit të disa territoreve ukrainase, të cilën gjë e ka pohuar disa herë edhe shefi i grupit, Prigozhin, i cili ka akuzuar autoritetet ruse për mos furnizimin me armë dhe sabotim të sulmeve të tyre.