in

Një luftë e tretë botërore?”

Bekteshi:”Eskalimi i një lufte të tretë botërore do të ishte me shumë rreziqe për njerëzimin

Tensionet e mëdha që po vazhdojnë në luftën e Ukrainës dhe Rusisë.

Putin po vazhdon agresionin e tij të pamëshirshëm edhe për civilët, të cilët do të duhej të ishin të paprekur në këtë mes.

Ani pse gjithë udhëheqësit botërorë janë duke apeluar për të ndaluar këtë luftë, Rusia sikur nuk po i dëgjon dhe po vazhdon luftën me intensitet çdo ditë e më të madh.

Mirëpo ajo se çfarë po diskutohet çdo ditë e më shumë është nëse mund të ketë një eskalim të luftës së tretë botërore.

Në lidhje me këtë temë ka folur për “Bota sot”, analisti Ramazan Bekteshi.

Ai u shpreh se një eskalim i tillë mund të sjellë rreziqe të mëdha për njerëzimin për shkak të armatimit të pakontrolluar bërthamor të liderëve botërorë.

“Eskalimi i një lufte të tretë botërore do të ishte me shumë rreziqe për njerëzimin për shkak të armatimit të pakontrolluar bërthamor, biologjik e kimik etj. Nëse liderëve të superfuqive u del nga dora kontrolli, rreziqet janë të paimagjinueshme”, u shpreh ai.

Analisti shpreson që një gjë e tillë të mënjanohet dhe të mos ndodh sepse një luftë e tillë mund të sjellë edhe luftën e fundit për civilizimin për mija vite.

“Le të shpresojmë se superfuqitë ia kanë frikën njëra-tjetrës kur janë në pyetje armët bërthamore dhe nuk do të lejojnë që të ndodhi një aventurë e tille, sepse kjo mund të ishte edhe lufta e fundit për civilizimin për mija vite. Kemi shpresë se racionalja e botës demokratike do të triumfojë mbi agresorët dhe se ata do të ballafaqohen në tribunal për krime ndaj njerëzimit”, tha Bekteshi për “Bota sot”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Vizita e Donfried dhe Escobar do t`i shërbejë dialogut

Tim Shkupi:”Bajrami është festë e haraçit të hoxhallarëve, e jo festë e Zotit”