in

Një i vdekur dhe 9 të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë

 

Një person ka vdekur dhe 9 të tjerë janë lënduar, sot, rreth orës 14, në një aksident të rëndë trafiku, që ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Pejëbëri të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Në këtë aksident me pasoja fatale kanë qenë të përfshira pesë automjete civile. Ende nuk dihet se çka e shkaktoi këtë aksident të rëndë.

“Sot me datë 04.03.2021 rreth orës 14.00, stacioni policor në Malishevë, ka pranuar informatë për aksident trafikut, i cili kishte ndodhur në rrugën magjistrale Prishtinë- Pejë përkatësisht në hyrje të fshatit Kijevë. Në këtë aksident janë përfshirë pesë (05) automjete civile. Si pasojë e këtij aksidenti një person ka ( drejtuesi) i një automjeti ka humbur jetën, kurse nëntë (09) persona tjerë kanë pësuar lëndime trupore të rënda apo të lehta. Në vend ngjarje ka dalë policia, njësia e zjarrfikësve dhe autoambulanca”, ka thënë Gjurkaj. 

Lini një Përgjigje

Kërkohet zbatim i masave anti-COVID-19 që të mos kthehen kufizimet

Grenell: Pse Albin Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të vet