in

Grenell: Pse Albin Kurti po flet për zhbërjen e shtetit të vet

Ish-Emisari i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell, ka kërkuar nga administrata e Joe Biden që të dënojë deklaratat e Albin Kurtit për bashkim me Shqipërinë.

Grenell ka shpërndarë një artikull të EuroNews ku kryetari i VV-së, Albin Kurti, thotë se do të votonte pro bashkimit të Kosovës me Shqipërinë, raporton Gazeta Express.

“Kjo duhet të dënohet nga Joe Biden dhe administrata e tij. Pse Albin Kurti po diskuton për zhbërjen e shtetit të vet”, ka shkruar Grenell.

Ish-Emisari Special i Donald Trump, Richard Grenell, për dialogun Kosovë-Serbi ka goditur sërish kryetarin e VV-së, Albin Kurti.

Grenell ka shkruar në Twitter se Albin Kurti ka qenë kundër çdo presidenti amerikan dhe kundër çdo administrate dhe se ai sërish do të jetë anti-Amerikë dhe kundër presidentit aktual Joe Biden.

“Albin Kurti ka qenë kundër Bill Clintonit në Rambuje. Kurti ishte kundër George Bushit në Vjenë. Kurti ishte kundër Barack Obamës dhe Joe Bidenit për demarkacionin. Kurti ishte kundër Donald Trumpit për Normalizimin Ekonomik. Ai do të jetë sërish kundër Joe Bidenit. Ai është me të vërtetë kundër Amerikës”, ka shkruar Grenell në Twitter. /Express/

Lini një Përgjigje

Një i vdekur dhe 9 të lënduar në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Pejë

KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, LVV fiton 58 ulëse