in

Një grua bën vetëvrasje në Kaçanik, hidhet nga ura

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin e hedhjes së një gruaje nga një urë në komunën e Kaçanikut, ku dyshohet se ka kryer aktin e vetëvrasjes.

“Rreth orës 18:00, një person ka raportuar në polici se një person, e gjinisë femërore, është gjetur i shtrirë në një skaj të rrugës. Mjekët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa policia po vazhdon me hetimet”, ka thënë për Indeksonline, Agim Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Ferizajt.

Gashi ka thënë se Policia së bashku me ndihmën e shpejtë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mjeku kujdestar ka konstatuar se ajo është pa shenja jete.

“Policia e Kosovës është duke e bërë sigurimin e vendin të ngjarjes dhe është duke u pritur që aty të dalin njësitet relevante dhe të merren me këtë rast”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Lini një Përgjigje

Gjykata në Beograd ka urdhëruar zhvarrosjen e mbetjeve mortore pranë Rashkës

Vdiq 24-vjecarja nga Ferizaj që u dërgua për shërim në Turqi