Fryma kombëtare shqiptare në tokat e shlirueme të Gostivari me 1942 shifet edhe nga një epitaf, kushtuar vogëlushes (Bukurije) që vdiq me 1942. Shqiponja shqiptare, epitafi shqip, emri shqiptar i vogëlushes në gurin e varrit. Ishte koha kur shqiptarët lindnin shqiptarë, jetonin shqiptarë dhe vdisnin shqiptarë.
Sot një pjesë jo e vogël e tyre lindin shqiptarë, jetojnë shqiptarë, herë janë të ngatërruar dhe vdesin arabë, me emra arabë, me simbolin e arabëve dhe shkronjat arabe. Tragjike apo jo? Tetëdhjetë vjet pas epitafit të varrit në Gostivarë kemi degraduar kombëtarisht e kulturalisht.