in

Ngjela: Shaip Kamberi është trim, patriot dhe shembull brilant i karakterit patriotik shqiptar

Politikani dhe avokati i njohur i Shqipërisë, Spartak Ngjela ka komentuar punën dhe debatet e deputetit Shaip Kamberi në parlamentin e Serbisë

Postimi i plotë i z.Ngjela

Shaip Kamberi, deputet në Parlamentin e Serbisë, i cili është edhe kryetari i Partisë shqiptare për Veprim Demokratik, në Serbi; deklaroi sot, me denoncimin e tij të hapur në sallën e parlamentit të Serbisë, për të gjitha krimet që kanë kryer hordhitë serbe të Milosheviçit në Kosovë.Me një elokuencë të nivelit të lartë, shqiptari trim, patriot dhe njeri i vlerave të mëdha kombëtare, Shaip Kamberi, është sot një shembull brilant i karakterit patriotik shqiptar.Pas njëqind vjetësh, ky është rasti i parë që një Shqiptar në Parlamentin e Serbisë denoncon krimet monstruoze të Serbisë kundër shqiptarëve autoktonë.Pikërisht në këtë ditë, po në parlament, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gati sa nuk shpalli falimentimin në lidhje me pretendimet e Serbisë kundrejt Kosovës së lirë e të pavarur.Një lavd të veçantë i drejtojmë në këto çaste, Shaip Kamberit, deputetit tonë shqiptar në Parlamentin e Serbisë, si një shqiptar trim, patriot dhe me vlera të larta të shqiptarizmit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Presidentja Osmani takoi Kancelarin e Austrisë, Sebastian Kurz

Një epitaf i veçantë në një gur varri në varrezat e vjetra të Gostivarit