in

Nisin hetimet lidhur me ndihmën që Qeveria i ka dhënë Aeroportit të Prishtinës

Komisioni i Ndihmës Shtetërore (KNSH) në takimin e rregullt të 4-të për sivjet, të mbajtur më datë 30.04.2021, ka marrë vendim për inicimin e procedurës formale hetimore konform nenit 16 (6) të Ligjit të Ndihmës Shtetërore 05/L-100 (LNSH) në lidhje me ndihmën që Qeveria e Kosovës (e përfaqësuar përmes Komitetit të Partneritetit Publiko Privat) ka dhënë për operatorin privat të ANP Adem Jashari, në Qershor 2020.Vendimi për fillimin e procedurës formale hetimore Nr. 03/2021 është marrë për të vërtetuar pretendimet se ndihma që ka dhënë Komiteti i Partneritetit Publiko Privat i udhëhequr nga Ministria e Financave, është ndihmë e keqpërdorur pasi që e njëjta është shfrytëzuar nga përfituesi i ndihmës shtetërore (LKIA) në kundërshtim me autorizimin e Komisionit sipas vendimit Nr. 18/2020.Në kontekstin e ndihmës shtetërore të lidhur me COVID/19, dhe për të adresuar ç ështjet me likuiditetin, Qeveria e Kosovës hoqi dorë përkohësisht nga e drejta e saj për të inkasuar një të hyrë sic është tarifa vjetore koncesionare që operatori privat i ANP, sipas marrëveshjes, do të duhej ta paguante për Qeverinë.Komisioni i Ndihmës Shtetërore në dhjetorin e vitit 2020 duke shqyrtuar këtë rast ex post dhe me qëllim që të njëjtin ta bënte të përputhshëm me rregullat e ndihmës shtetërore – e autorizojë me disa kushte që duhej të plotësoheshin brenda një periudhe të caktuar 3 mujore, nga ana e dhënësit dhe përfituesit të ndihmës.Komisioni i Ndihmës Shtetërore ka gjetur se kushtet e vendosura në kuadër të vendimit nuk kanë filluar të zbatohen ende, rrjedhimisht përmes vendimit të sotëm konform dispozitave ligjore të lidhura me revokimin e ndihmës, fton dhënësin, përfituesin e ndihmës dhe të gjithë akterët e tjerë, të dorëzojnë informata në lidhje me këtë pretendim brenda 30 dite pune, nga dita e këtij vendimi.Po ashtu në këtë mbledhje, Komisioni i Ndihmës Shtetërore duke u bazuar në kompetencat që burojnë nga Ligji i Ndihmës Shtetërore neni 16 (6) dhe Rregullores për Funksionimin dhe Organizimin e punës së KNSH NR. 01/2019 ka marrë vendim për caktimin e normës bazë të interesit për skontim si dhe për kthim të ndihmës nga përfituesi në rastet kur Komisioni gjënë se ndihma nuk është në përputhshmëri me rregullat e ndihmës shtetërore, dhe/ apo është keqpërdorur.Këtë vendim KNSH e mori në takimin e 4të të rregullt të tij. Kjo normë interesi do të aplikohet në rastet kur Komisioni obligon dhënësin e ndihmës ta revokojë atë nga përfituesi i cili si shtesë nga kthimi i saj do të paguajë edhe këtë interes.Komisioni vendosi që deri në janar 2022 të marrë për bazë normën mesatare të peshuar të interesit të portofolit të Letrave me Vlerë të Qeverisë së Republikës së Kosovës me maturitet deri në 3 vite, ndërsa llogaritja e saj do të bëhet në bazë të procedurave të përcaktuara me Rregulloren për procedurat dhe njoftimin e ndihmës Nr. 19/2018.Kjo normë bazë e interesit do të përditësohet në baza vjetore përmes vendimeve që nxjerrë KNSH.Vendimi i qasshëm në faqen zyrtare të KNSH me nr. 02/2021.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Victoria Nuland emërohet Zëvendës Sekretare e Shtetit për Çështje Politike

Goditet rrjeti i kokainës në Britani/ Këta janë shqiptarët e dënuar