Ka filluar ndalimi i hyrjeve të qytetarëve dhe automjeteve në territorin e komunës së Prishtinës. Në kryeqytet lejohen të hyjnë ata që kanë leje për lëvizje të lirë. Masat e përcaktuara nga Qeveria vlejnë nga ora 19:00-05:00.
Në të gjitha hyrjet e kryeqytetit Policia po i ndalon personat që po hyjnë në Prishtinë dhe po u kërkon dokumentet, përkatësisht lejet e qarkullimit se kanë të drejtë të lëvizin edhe në kohë të orës policore.
Qeveria e Kosovës dje vendimin për kufizimin e mori në bazë të numrit të të infektuarve nëpër komunat e Kosovës, në shtatë ditët e fundit, në 100.000 banorë dhe masat janë të marra sipas kategorizimeve me zona.
Në zonën e kuqe janë këto komuna: Komuna e Prishtinës, e Fushë -Kosovës, Gjilanit, Obiliqit, Gjakovës, Shtimes, Podujevës, Pejës dhe Ferizajt.