in

Ish kryeministri kroat, Sanader u dënua me tetë vjet burg dhe konfiskim të pasurisë

Ish Kryeministri i Kroacisë dhe kryetari i HDZ-së, Ivo Sanader, u shpall fajtor dhe u dënua me tetë vjet burg për nxjerrjen e parave nga institucionet shtetërore dhe ndërmarrjet në çështjen Fimi media. Ish arkëtari i partisë Mladen Barishiq dhe arkëtari Branka Pavosevic u shpallën gjithashtu fajtorë në rigjykim, ndërsa HDZ, në fondin e zi të së cilës dyshohej se rridhte një pjesë e parave të nxjerra, u shpall “përgjegjëse” nga gjykata.  

Të Premten, Sanader bashkë me të pandehurit tjerë nuk ishin të pranishëm në dënimin për nxjerrjen e rreth 70 milion kunave përmes agjencisë së marketingut Fimi media, e cila u bë një sinonim për korrupsionin politik në Kroaci gjatë procedurave dhjetëvjeçare. Megjithëse ai po vuan dënimin e tij të dytë me burg, Sanader nuk është në sallën e gjyqit, por në rehabilitim në një banjë dhe ai kërkoi mundësinë e mos ardhjes në gjykatë, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore, dmth rehabilitimit postoperativ dhe pandemisë së koronavirusit.

Së bashku me Sanader, i cili u dënua me tetë vjet, ish-arkëtari i HDZ-së Mladen Barishiq dhe arkëtari Branka Pavosheviq gjithashtu morën dënime me burg në çështjen e Fimi media, ndërsa HDZ duhet të paguajë 3.5 milion kuna gjobë dhe të kthejë 14.6 milion në buxhet.Barishiq  u dënua me dy vjet e 10 muaj, ndërsa Pavosheviq u dënua me një vit e katër muaj burg.

Qeveria e Sanader dhe zëdhënësi i partisë Ratko Macek, i cili ishte i vetmi që mori një dënim me kusht në gjyqin e parë, tani është shpallur i pafajshëm.Gjykata e Qarkut në Zagreb ka përcaktuar që Sanader përfitoi në mënyrë të paligjshme 275,000 kuna dhe nëse vendimi i tij bëhet i plotfuqishëm, familjes së tij do t’i merren mbi 15.8 milion kuna me një vendim gjykate,sepse origjina e tyre  nuk është provuar.Fimi media do të privohet nga 11.9 milion HRK, ndërsa pronari i saj, i cili ka ndërruar jetë, është konstatuar  se ka përfituar 2.5 milion kuna (valutë kroate) në mënyrë të paligjshme.

Një pjesë e parave që do ta kthejë HDZ, partia e parë e dënuar për korrupsion, nëse vendimi bëhet përfundimtar, është bllokuar tashmë. Jutarnji list, Zagreb

Lini një Përgjigje

Prej orës 18:00 të së premtes hynë në fuqi masat e reja anti-Covid

Nis ora policore në Prishtinë, Policia bllokon hyrje-daljet