Me rastin e përvjetorit të vendosjes së shtatores së Nënës Terezë në qytetin e Karllovcit, në afërsi të Zagebit, u mbajt aktiviteti i radhës i cili u organizua nga Bashkësia Shqiptare e Prefekturës së Karlovcit me kryetar Besir Ziberi.
Me këtë rast u mbajt edhe mesha në gjuhën Shqipe në hapsirat e Faltores kombëtare të Shën Jozefit, duke u përcjellur më pas me lutjet përpara shtatore së Nënës Terezë.
Në këtë aktivitet morën pjesë personalitete të shumta, kryetari i Unionit Shqipëtar të Kroacisë, z.Esad Çollaku, pjesëtarë të komunitetit shqipëtarë në Kroaci dhe anëtarë të bashkësive dhe shoqatave shqiptare në Kroaci.Aktiviteti u përmbyll me një koktej rasti.