Fondi i Kursimeve Pensionale i Kosovës, nëpërmjet një njoftimi për medie, ka bërë me dije se nga sot ka filluar ekzekutimi i pagesave për përfituesit e 10%.
“Pas përpjekjeve maksimale nga stafi i Trustit, që pagesat të kryhen sa më shpejt, ju bëjmë të ditur se sot, gjatë ditës, fillon ekzekutimi i pagesave për aplikimet e realizuara më datë 11 dhjetor 2020.
Pas dërgimit të mjeteve në banka, presim që pagesat të dalin në llogari të përfituesve brenda 24 orëve. Për informim, më 11 dhjetor kanë aplikuar 219,729 kontribuues dhe për ta do të shpaguhen rreth 112.2 milionë euro.
Ndërsa nesër, më 22 dhjetor, do të ekzekutohen pagesat për aplikimet e realizuara prej 12 deri 17 dhjetor 2020. Edhe ato presim të dalin në llogari brenda 24 orëve të tjera. Këtu përfitues janë 137,543 kontribuues me rreth 58.3 milionë euro”.