Sipas të dhënave të Këshillit Rajonal për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Pejë, gjatë periudhës mars-qershor 1999 nga formacionet ushtarake, policore e paramilitare serbe janë vrarë 561 civilë shqiptarë të moshave dhe gjinive të ndryshme. Gjatë kësaj periudhe u arrestuan 215 persona, u plagosën 157, u dogjën 16 mijë e 500 shtëpi banimi, 12 shkolla, dy objekte shëndetësore dhe 25 objekte fetare. Ky Këshill ka bërë afro 100 kallëxime penale, dorëzuar në Tribunalin e Hagës për krime luftë dhe Prokurorisë në Pejë.
Shkruan : Halil Gashi
Duke shpalosur shënimet në notesin tim të gazetarit për shumë nga shkrimet para dhe pas luftës, hasa në një bisedë që kisha bërë diku në mars të vitit 2005 më Kryetarin e atëhershëm të Këshillit Rajonal për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut në Pejë z. Tahir Demaj. Ai kishte bërë punë kolosale në grumbullimin dhe argumentimin e shumë dëshmive për krimet serbe në Rajonin e Pejës . E kisha mik të mirë prej shumë vitësh dhe më mua bisedonte shpesh për gjitha atë llahtar që kishte ndodhë në vitet e para luftës dhe të luftës në Pejë dhe Rajon. Nuk ishin te vetmet masakrat e Lybeniqit dhe te Qyshkut, të cilat morën dhenë si shembuj me eklatant te krimeve kundër njerëzimin . Ishin edhe masakrata e paramilitare serbë në lagjën Kristali, ku u vrane 50 veta, pastaj në lagjen Dardania I dhe II ku i kanë vrarë 56 veta dhe shumë të tjerë, thoshte z. Tahir Demaj, i cili për pesëmbëdhjetë vjet qëndroi në krye të këtij Këshilli.
Demaj thoshte se me insistimin e shume familjeve te viktimave, morëm autorizimin e Administratorit Rajonal te UNMIK-ut dhe në fund të qershorit 1999 formuam Komisionin e Mjekëve që do të merrej me ekshumimin, ekzaminimin, identifikimin dhe në bashkëpunim me familjet edhe varrimin e kufomave. Vetem gjatë muajve korrik gusht është bere ekzaminimi i 168 kufomave. Shumë i kishin gjetur të pa varrosura, qe kishin qëndruar edhe nga 80 ditë. Një numër i kufomave kanë qenë të djegura, në vendin e ekzekutimit janë gjet gëzhoja municioni, që dmth viktimat së pari janë vrarë e pastaj disa kufoma i kanë djegur.
Gjatë kësaj periudhe 144 kufoma janë identifikuar, kurse 24 kanë mbetur të pa identifikuara, që janë varrosur me shënjen NN. Nga ky numër i përgjithshëm 151 viktima ishin burra dhe 17 femra. Ndërkaq mbi moshën 66 vjeçare ishin 39 kufoma. Ishin këto çaste të rënda dhe të tmerrshme të cilat nuk mund te përshkruhen, kujtonte atëbotë z. Tahir Demaj. Ekipi i patologëve ndërkombëtar, i caktuar nga Tribunali i Hages në bashkëpunim me ekipin e këtij Keshilli, bëri ekzaminimin e 281 kufomave gjate muajit gusht në varrezat e qytetit të Pejës dhe në fshatrat Qyshk, Pavlan, Llabjan, Zahaq,etj. U identifikuan 229 , kurse 52 kufoma kanë ngelë të pa identifikuara.
Gjatë periudhës Qershor –shtator të vitit 2000 janë zhvarrosur 57 kufoma të cilat janë ekzaminuar në morgun e Rahovecit, me ç´rast janë identifikuar 23 dhe u janë dhenë familjeve për t’i varrosur, ndërsa 34 prej tyre kanë ngel të pa identifikuara dhe janë varrosur në vend të caktuar në Rahovec më shenjën NN.
Ekipi i mjekve të Qendrës Rajonale në Pejë, në mënyrë të pa varur, ka bërë ekzaminimin e 205 kufomave, kurse ekipi i patologëve dhe antropologeve të Tribunalit Ndërkombëtar, në bashkëpunim më ekipin e mjekëve të Qendrës Rajonale të KMDLNJ të Pejës ka bërë 303 ekzaminime të kufomave. Ka kufoma të ekzaminuara nga komunat e Istogut, Deçanit dhe të Klinës kujtonte z. Demaj.
Argumentet dhe dëshmitë e grumbulluara nga këto krime janë kokëforta dhe ato edhe sot akuzojnë rëndë më thoshte z, Tahir Demaj që i kujtonte se sipas te dhënave, dhe shumë provave , mund te konstatohet se pjesa dërmuese e viktimave janë ekzekutuar me arme zjarri nga afërsia. Kjo e dhënë bazohet se kane qene te qëlluara në koke. Janë shënuar edhe shumë raste të masakrimit të kufomave, si është prerja e kokës, gjymtyrëve,, shenja të prerjeve nëpër pjesë të ndryshme të trupit, ekzekutim me numër te madh predhash. Nëe prezencën e hetuesve te Tribunalit te Hagës janë hapur mbi 100 varre në varrezat e qytetit të Pejës të cilat janë gjete të boshatisura që dëshmon se pasi qe i kanë varros i kanë zhvarrosur dhe kufomat i kane dërguar në drejtime te pa njohura. Gjatë përiudhës së përmendur nuk janë gjetur 124 kufoma Në ato varreza janëe gjetë pjesë të gjymtyrëve e të rrobave personale të viktimave.
Aktivistët e Këshilli kanë beëë shumë intervistime më ata që përjetuan këto masakra. Ishte kjo një punë aq e vështirë dhe aq e mundimshme. Rrëfimet e tyre ishin rrëqethëse dhe te tmerrshme, ato përcilleshin besnikërisht, por jo rrallë shndërroheshin në gjamë të vërtet. Ndërkaq, intervistuesit shqetësoheshin aq shume sa qe duhej të ndërpriteshin ato rrefime e te vazhdonin qaste apo ditë më vonë. Të gjitha këto kallëzime janë sistemuar sipas te gjitha normativave ndërkombëtare dhe ato paraqesin një thesar të madh i cili duhet ruajt , për të mos u harruar kurrë, .me thoshte atëbotë z. Demaj. Ishte rëndë të dëgjosh rrëfimet e nënës apo babait për vrasjen edhe masakrimin e bijve te tyre, apo bashkshortes për bashkshortin, femijët për babanë, nënën. Mund ta kuptoni, se si mund të ndihet njeriu pas të gjitha atyre rrëfimeve të një mijë e njëqind shkalleve të ferrit e tmerreve të cilat ishin të llahtarshme.
I kemi bere intervistimet e një numri të madh dëshmitaresh dhe viktimash, kryesisht në ato mjedise ku janë kryer masakrat. Veçanërisht në ato pjesë të qytetit ku janë kryer krime me makabre, si në Lagjen Kristali, Dardania I dhe II , në fshatrat Lybeniq, Qyshkë, Pavlan, Nakell, Tërstenik, Nabergjan, në 17 fshatrat e Lugut te Baranit, etj Po njashtu janë intervistuar edhe të gjithë ata që u liruan nga burgjet serbe thoshte kryetari i këtij Këshilli.
Ne kemi përpiluar 23 Kallëzime penale, ku janë të involvuar 397 persona të dyshuar për kryerjen e krimeve, në lagjet e qytetit Kristali , Dardania I ,II dhe III, në fshtarat Qyshk, Pavlan Lutogllae, Llabjan, Lybeniq dhe mjedise tjera te komunës sonë.
Janë bërë kallëzime penale kundër 11 personave udhëheqës të asaj kohe të Komunës së Pejes, që konsiderohen penalisht përgjegjes si urdhërdhënës dhe nxitës të gjitha atyre vrasjeve, dëbimeve, arrestimeve, dhunimeve, djegieve dhe shkatërrimeve ndaj popullatës civile. Ky kallëxim penal me tërë dokumentacionin është dërguar në Tribunalin e Hagës.
Kallëzimi penal kundër 30 personave te dyshuar për krimet e kryera në lagjen Kristali ku janë vrarë 50 vetë, janë plagosur 2 dhe janë zhdukur 2 persona, është dëbuar e tere popullata për në Shqipëri dhe Mal të Zi dhe janë djegur 441 shtëpi dhe objekte tjera.
Kallëzimi penal kunder 55 personave të dyshar për krimet e kryera në Lagjet Dardania I dhe II ku janë vrarë dhe masakruar 56 vetë, janë djeg dhe rëenuar 545 shtëpi dhe është dëbuar popullata nga vatarat e tyre. Dhe kështu me rradhe per masakrat ne Lybeniq, Qyshk, Pavlan, Zahq Radavc, Lugun e Baranit etj . Jam thellë i bindur se edhe në atë botë në amshim miku i im Tahir Demaj nuk do ë gjejë qetësi pa u dënuar kriminelet serbë për keto masakra .
in Opinione
Nga notesi i im: Dëshmi për krimet serbe në Rajonin e Pejës
Lini një Përgjigje
Për të postuar një koment, duhet të jeni i futur.