in

Nga Hamburgu: Kroatë dhe shqiptarë festojnë bashkë para ndeshjes

Si Kroacia, ashtu edhe Shqipëria përgatiten për një ndeshje të fortë të mërkurën, pas humbjeve që kanë pasur me Spanjën dhe Italinë. është shpresa e tyre e fundit për kualifikim, ndaj Zlatko Daliç ka paralajmëruar një Kroaci më agresive dhe të njëjtën gjë ka bërë edhe Silvinjo.

Por ndërsa trajnerët po merren me taktikat dhe idetë se si të fitojnë, tifozët e Kroacisë dhe Shqipërisë po festojnë së bashku në Hamburg. Media kroate Jutarnji ka publikuar disa foto që tregon se tifozët janë bërë bashkë, të ndikuar edhe nga historia. Shikoni fotot më poshtë:

Gazetari Tomislav Juranoviq tregon se si një kroat pasi ishte miqësuar me tifozët shqiptarë, njëri prej tyre ia kishte bërë të qartë se dera e shtëpisë së tij në Skoci ishte e hapur.

“Një shqiptar erdhi nga Skocia dhe na tha se sa herë që të vijmë në Skoci mund të flemë në shtëpinë e tij dhe ai do të shkojë te fqinji i tij”, ka treguar i habitur një tifoz kroat për Jutarnji.hr.

Lini një Përgjigje

Izrael, protesta masive kundër Kryeministrit Netanyahu

Tronditet Franca/ 3 persona përdhunojnë një 12-vjeçare vetëm sepse ishte hebreje