in

Nga 8 shkurti Zvicra kërkon testet negative

Zvicra në fillim të janarit ka ashpërsuar masat për të parandaluar përhapjen e madhe të variantit të ri të koronavirusit.

Ndërsa, duke nisur nga 8 shkurti, Zvicra do t’ua kërkojë testet negative për koronavirus të gjithë atyre që kthehen në vend nga zonat me rrezikshmëri të lartë.

Përveç testeve negative, Zvicra ka propozuar pakon ekonomike prej 5 miliardë frangash për t’i ndihmuar bizneset e goditura rëndë nga pandemia.

Vendi gjithashtu është duke e riaktivizuar skemën që shteti të garantojë kreditë bankare për kompanitë e goditura.

Përfitimet për të papunët i ka shtyrë edhe për tre muaj, vendim ky që do t’i kushtojë shtetit edhe 500 milionë franga. Shteti zviceran gjithashtu do të financojë 6 miliardë franga shtesë për të kompensuar punëtorët që punojnë me orar të shkurtuar. Që prej fillimit të pandemisë, Zvicra ka regjistruar 515 mijë raste të infektimit dhe 8 mijë e 500 vdekje nga koronavirusi.

 

 

Lini një Përgjigje

Hoti, takim virtual me kancelarin Kurz

Kosova si Kina e Rusia, prioritet i madh për raportet SHBA-BE