in

New York: Brooklyni stoliset me flamuj kuqezi me rastin e Ditës së Flamurit

Nga Beqir SINA – Brooklyn NYC

Flamujt kuqezi me Shqiponjën e zezë dykrenore janë vendosur nga Shkumbin Hasangjekaj dhe Shkumbin Balidemaj në një nga rrugët kryesore të qytetit Brooklyn, Bay Parkway, ku jetojnë shumë shqiptarë.BROOKLYN, NYC : Një nga lagjet më të mëdha të New Yorkut, Brooklyn, e cila është edhe një nga pesë ndarjet kryesore të New York-ut, i është bashkuar me rastin e festës kombëtare të shqiptarëve, festës së Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntorit, për herë të pestë, në stolisjen e shtyllave të rrugëve me flamuj kuqezi.Edhe këtë vit në Brooklyn, Flamujt kuq e zi me Shqiponjën e zezë dykrenore janë vendosur, me iniciativën dhe kontributin e dy Vuthjanëve në Nju-Jork, Shkumbin Hasangjekaj dhe Shkumbin Balidemaj, në një nga rrugët kryesore të qytetit Brooklyn, dy anët e rrugës në bulevardin Bay Parkway, ku jetojnë shumë familje shqiptare, nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare.Zbukurimet e “kryeqytetit” të ri të Shqiptarëve të Amerikës, Nju-Jorkut, po bëhen tashmë, dekadën e fundit traditë në muajin e pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntorit, jo vetëm në të gjithë shtëpitë klubet, e lokalet e shqiptarëve, makinat e tyre, po edhe në disa prej rrugëve e shesheve ku shqiptarët banojnë me shumicë, Bronx, Staten Island, Queens, Brooklyn, e tjerë.Kështu që lajmëtarët e festës së pavarësisë së Shqipërisë, Flamujt kuq e zi, me Shqiponjën me dy krena, janë kudo në qendër të qyteteve të Nju- Jorkut, me flamujt kuqezi.Në Bronx, segmenti e rrugës që mbanë emrin Nëna Tereses ” Lydig Avenue dhe Hollanda Avenue,” Avenyja e famshme “Arthur Avenue”, si edhe anët e rrugëve që kanë shumë biznese e dyqane shqiptare, si në “Morris Park”, “Huge Avenue”, “187 Street”, “William Bridge”, “Pelham Park”,etj.Në ishullin Staten Island gjithë këtë javë, janë lajmëtarët e festës së pavarësisë, për të stolisure me flamurin kuq e zi, bulevardin e njohur Hylan Blvd. Ndërkohë, që edhe kompani argëtimi, shoqatat e organizatat e komunitetit, klubet e tyre, kanë ditë që kanë nisur përgatitjet për mbrëmjet festive.Përkrah këtyre flamujve, në shenjë falënderimi ndaj SHBA-së për kontributin e saj për Kosovën e çështjen shqiptare valëviten edhe flamujt kuq e zi përkrah me flamujt amerikanë, në çdo shtyllë.“Kjo i jep bashkësisë shqiptare, këto ditë feste edhe një ndjenjë tjetër të krenarisë sonë kombëtare, kur për të parë këto flamuj kuq e zi – duke u valëvitur, përkrah flamurit amerikan si një falënderim për atë çfarë kanë bërë për ne Shtetet e Bashkuara”, ka thënë Këshilltari i Bashkisë së Nju-Jorkut, zoti Mark Gjonaj.Sipas Gjonaj, jozyrtarisht në zonën e Tri-Shtetëshit, mendohet se janë mbi 250.000 shqiptarë dhe afërsisht 100,000 jetojnë në lagjet Bronx, Kuins, Bruklin dhe Staten Island në Nju-Jork.“Është e rëndësishme për shqiptarët që të vazhdojnë për të festuar kulturën dhe trashëgiminë e tyre,” ka deklaruar Gjonaj. (Ulqini-online)

Lini një Përgjigje

Ish-zyrtarë republikanë i bëjnë thirrje partisë për presion ndaj presidentit Trump

Trampi po përgatitet të zhvendoset në Florida