in

Netanjahu: Turqia po bën gjenocid ndaj kurdëve

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu akuzoi sot presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan se po kryen “genocid” ndaj popullit kurd në Turqi, Siri dhe Irak, pasi turku e akuzoi më herët se nuk kishte ndryshim nga lideri nazist Adolf Hitler, me bombardimet ndaj palestinezëve.

Netanyahu reagoi ndaj komenteve në rrjetin X, duke thënë: “Erdogani, i cili po kryen gjenocid ndaj kurdëve dhe ka burgosur një numër rekord gazetarësh, është personi i fundit që mund të na predikojë moral”. “Ushtria izraelite po lufton për të eliminuar një organizatë terroriste si Hamas-ISIS”, – shtonte Netaniahu.

Popullsia e Turqisë përfshin rreth 15 millionë kurdë që jetojnë në juglindje të vendit por shpesh ka goditur objektiva dhe rebelime të tyre me justifikimin e sulmeve ndaj partisë separatiste të Kurdistanit, ndërsa së fundmi sulmet ajrore dhe tokësore turke kanë përfshirë zona të veriut të Sirisë dhe Irakut. 

Pak kush shkruan për krimet turke ndaj kurdëve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Varroset gazetari Arton Turkaj në Banjë të Istogut

Rusia paralajmëron Serbinë: Nëse na vendosni sanksione, ktheheni në skllevër