Por le t’i rikthehemi tregimit të At Faveyrial rreth kësajngjarje që tronditi opinionin publik dhe që shqetësoi kancelaritë e mëdhaevropiane. “Prifti i quajtur Antonio Markoviç, i cili njihej prej tyre, ipërkrahu në vendimin që kishin marrë. Madje u premtoi se do t’i ndiqte kudo qëdo të shkonin. Sapo vendimi u muar nga shqiptarët, ky vendim iu dërguapeshkopit të Prizrenit, i cili më duket ishte z. Bogdanoviç. Figura e tij erëndësishme nuk i bëri të heqin dorë, por peshkopi ua bëri të qartë pasojat enjë ndërmarrje të tillë. E megjithatë përfaqësuesit e shqiptarëve nuk u tundënnga e tyrja:”Ne jemi të krishterë, – thanë ata. – Çfarëdo që të na bëjnë, ne dotë mbetemi të tillë. Nëse do të shuhemi të gjithë, le të shuhemi, nëse duhet tëvdesim, le të vdesim!”
Kur ata i çuan tek pashai i Prizerenit, shqiptarët dhanë tënjëjtat përgjigje. Më kot pashai i shau dhe i nxorri në mes të këshillit, dukei fyer me tërbim. Edhe pse i qëlluan me gurë, ata mbetën në fjalën e tyre. Meqëshiheshin keq nga turqit, veprimtaria e këtyre shqiptarëve bëri që ata të mbështeteshine të mbroheshin nga bashkëpatriotët e tyre të paditur. Shpejt, shumë prej tyredonin ta ndiqnin këtë shëmbull. Pikërisht atëherë, harbimi i turqve s’patikufi. Autoritetet, në vend që të qetësonin gjakrat, i ndezën më keq ato.Guvernator i Përgjithshëm i provincës ishte atëherë Hafez-Pasha. Nuk e di nëseai qëndronte në Shkup apo në Prizeren. Por Zoti Hecquard shkruan se siç duket,ai veproi pa u konsultuar me Portën e Lartë.
Në fakt, nuk kishte pse të ndodhte kështu, pasi një guvernator,sado i fuqishëm të ishte, nuk mund të internonte kaq shumë familje, për mëtepër nga Evropa në Azi. «Sido që të jetë, të hequr me forcë nga shtëpitë etyre, këto familje u çuan në Shkup», thotë Hecquard. Që andej, ku gjatë gjithërrugës ata u keqtrajtuan nga shoqëruesit e tyre, familjet shqiptare i hodhënnëpër qeli, ku u desh të duronin torturat dhe urinë. Plot dhëmbshuri ebesnikëri, At Markoviç i ndoqi pas dhe bënte gjithçka për të lehtësuar vuajtjete tyre. Disa ditë më pas, pleqtë e fshatit u dërguan në gjykatë që çështja etyre të shqyrtohej.
Pa u trembur fare nga turqit, të gjithë deklaruan se ata ishinkristianë dhe dëshironin të vdisnin të tillë. Të fyer nga kjo vendosmëri,Hafez-Pasha i Shkodrës urdhëroi që ata t’i torturonin. Por meqë nuk i theu dot,ai nxorri një dekret dhe i syrgjynosi në Anadoll, duke konfiskuar dhe pronat etyre, të cilat u shitën në favor të arkës osmane, apo siç thonë të tjerë, kanëshkuar me siguri në arkën personale të pashait. “Ishte e pamundur tëpërshkruash trishtimin e madh të atyre familjeve të mjera, të cilat ranë prehëe fanatizmit musliman”, – shkruan konsulli Hecquard.
(- Pleq, gra, fëmijë, shkuan në këmbë drejt vëndit tësyrgjynosjes, duke e përballuar me guxim lodhjen, edhe pse përtej forcave tëtyre, të ndihmuar kështu nga apostulli i Krishtit, Markoviç, i cili u flistepër një të ardhme më të mirë dhe shpërblimin e përjetshëm për të gjithavuajtjet e tyre”. Kështu shkruan Hecquard. Sipas “motrave” tona Bernardine dheMarie, nuk ishte vetëm një fshat që u deklarua i krishterë, por tri fshatra.Sipas tyre, disa i mbajtën në burg që nga nëntori i vitit 1845 gjer në shkurttë vitit 1846. Dhe meqë torurat nuk e kishin ndryshuar qëndrimin e tyre,Hafez-Pasha nxorri dekretin e syrgjynosjes. Pra të burgosurit u vunë në rrugë:ata në këmbë dhe shoqëruesit e tyre në kuaj, ku gratë ishin veçmas burrave dhetë trajtuar në mënyrën më barbare.
Nga Shkupi në Selanik, udha e të syrgjynosurve ishte e lodhshmedhe sjellja e zaptijeve aq barbare, sa shumë nga malsorët vdiqën, disa në rrugë,të tjerët kur mbërritën në Selanik. Katër gra lindën rrugës. Në portat eSelanikut, një fëmijë të sapo kishte lindur e hodhën në det. Ndërsa priftin, tëndarë nga turma, ushtarët e kishin nisur drejt Konstantinopojës. Një prift ngaSyra, i cili sot është kolegu ynë dhe që quhet Leonardo Vaccandio, atëherëishte në misionin tonë në Selanik. I informuar se një numur familjesh katolikeshqiptare gjëndeshin në atë han ku i kishin vendosur, të privuar nga gjithçkadhe ku shumë prej tyre rrezikonin të vdisnin, nxitoi t’i shikonte. Por asgjënga sa flitej nuk ishte e ekzagjeruar. Dhe ja pse ai shkoi t’i tregonte përkëtë konsullit të Francës dhe të Anglisë, miqve të tij, për atë çka kishte parëe kishte dëgjuar. Konsujt i folën guvernatorit të qytetit dhe meqë kjo ngjarjepo bënte zhurmë në Selanik, ai nxitoi t’i hiqte që andej të syrgjynosurit.
Njëri sipër tjetrit ata i hodhën në një anije që do t’i çonte nëMudania, në detin e Marmarasë. Duke parë këtë, shumë familje katolike, në kohënqë prifti Vaccandio bënte lutjet e tij, shkuan dhe mblodhën me nxitim një sasiushqimesh, të cilat i sollën në kuvertën e anijes. Por me një barbari e mizoritë pashoqe, ekuipazhi i anijes i morri ato për vete. Pesë apo gjashtë ditë qëkëta besimtarë qëndruan në Selanik, ata u vizituan nga prifti Vaccandio, i cilii ngushëllonte dhe i ndihmoi përmes familjeve katolike që banonin atje. Dhe kurata ikën, ai nxitoi t’i shkruante Monsinjor Hillereau-së, vikarit apostolik nëKonstantinopojë. Ai në fakt donte t’i mbante në Selanik ata që ishin sëmurë,por guvernatori kundërshtoi. (Mund të shtojmë se Viccandio ishte nga të parëtqë shkoi te guvernatori për të mos i lënë më në atë gjëndje, ata katolikë, tëcilët ishin pa ushqime të mjaftueshme, që flinin në tokë të xhveshur dhe ishintë keqtrajtuar nga gardianët). Me gjithë kundërshtimet, me kurajo dhe imbështetur nga konsulli i Austrisë, Mikanoviç, një katolik i zellshëm dhekolegu ynë hyri disa herë në atë han që ishte kthyer në një lloj burgu.
Ai i mblodhi të rrëfehen dhe u kujdes për ata që po vdisnin, ivarrosi të vdekurit dhe bekoi disa martesa mes tyre. Mëshira dhe kujdesi i tiju bënë të njohura mes katolikëve të qytetit, ku atyre të syrgjynosurve u sollënveshje, ushqime e shtroje për të fjetur, të nevojshme për atë sezon të lagësht tëpranverës, çka dhe mbrojti jetën e disave. Lidhur me vuajtjet e tyre në atëkalvar, vetëm Zoti e di. Ata përjetuan gjithçka: urinë, etjen, keqtrajtimet. Mëpas një djaloshi i prenë gishtat e këmbëve, për shkak se e kishin rrahur meshkopinj. Për një gotë ujë, osmallinjtë u kërkonin 1 piastër ose 25 cent. Dhemë pas ndaluan tu jepnin ujë, meqë ata s’kishin më para. Uria e etja bënë qëfëmijët të lëshonin klithma të tmerrshme, aq sa marinarët nuk i duronin dot dheshumë prej tyre i hodhën në det. Kështu ndodhi dhe me një prind që humbi dyfëmijët binjakë të moshës tetë vjeçare. Dhe një grua në agoni, e hodhëngjithashtu në det, para se ajo të jepte frymën e fundit.”
VIJON


