in

Në veturë u shkruhej `Kosova është Serbi`, arrestohen tre persona në Deçan

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar tre persona në afërsi të Manastirit të Deçanit, pasi në veturën e tyre e kishin të vendosur mbishkrimin “Kosova është Serbi”.

Lajmin për RTKlive e konfirmoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Sipas tij, gjatë një feste ortodokse në Manastirin e Deçanit, policia ka hasur në një veturë të dyshuar me targa malazeze mbi të cilat ishte i shkruar mbishkrimi.

“Policia ka hasur në një parking një veturë me targa të Malit të Zi, ku në to ishte e shënuar ‘Kosova është Serbi’. Policia ka arritur te identifikojë të dyshuarit dhe pas një pune intensive i ka arrestuar tre persona, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit të shtetit të njëjtit janë ndaluar për 48 orë”, tha Gashi.

“Rasti është cilësuar ‘Nxitje, përqarje e mosdurimit'”,theksoi ai.

Vuçiqi po e forcon teorinë e tij konspirative: Putini nuk do të ngurroi ta përdorë atomin!

Italia ashpërson ndëshkimet, 1400 euro gjobë kush kapet me celular në timon