in

Ne kujtim te tragjedise ne Meje

At Ndue Kajtazi

Ne kujtim te tragjedise ne Meje

Ju vdiqet si heronj ,sa flamura kemi ne !Asnjë fjalë njerëzore nuk është e mjaftueshme që t’i shërojë plagët e zemrave dhe shpirtërat e thyer të familjarëve, të prindërve të viktimave, atyre që e derdhën gjakun dhe dhanë jetën në këtë vend, e për këtë vend. Por, Fjala Hyjnore dhe besimi se ata prehen në paqë dhe e gëzojnë atëdheun qiellor në Zotin në amshim, e ne falë gjakut të tyre gëzojmë lirinë, mendojmë se sado pak është ngushëlluese për secilin prej jush. Fjalët tona kur ne ju flasim të vdekurve, janë fjalë të vdekura, e kur të vdekurit na flasin ne të gjallëve, atëherë fjala e tyre është e gjallë. E të vdekurit flasin kështu:- Ne jetuam si njerëz e vdiqëm si heronj;

– Ne jetuam me dashuri, mos jetoni me urrejtje;

– Ne e dashtëm këtë tokë, duajeni edhe ju;

– Ne e ëndërruam lirinë, ju ta gëzoni atë e ta ruani atë;

– Ne e dashtëm Kosovën, ju mos e shkatërroni;

– Ne emrin shqiptar lart e ngritëm, ju mos e përbuzni;

– Ne heronjtë e burrat si Kastrioti i nderuam, ju mos i shkelni;

– Ne u sakrifikuam për familjet tona, ju mos i sakrifikoni ato për neve;

– Ne nderuam nënën e çdo kujt, mos na e shani nënën tonë;- Ne vdiqëm për tokën tonë, ju mos vdisni për tokat e huaja;

– Ne ishim të një gjaku, ju jeni të një gjaku;

– Ne ishim të një fisi, ju jeni të një Kombi;

– Ne kishim një Flamur, sa flamuj keni ju?

– Ne vdiqëm bashkë, u varrosëm bashkë, myslimanë e të krishterë, ju të jetoni bashkë, të gëzoni bashkë, të festoni bashkë, Bajram e Pashkë;

– Ju të jetoni si njerëz, të jetoni si vëllezër. Ky është heroizëm.

Lini një Përgjigje

‘Nonpaper’ nuk rrjedh nga pena e qeverisë gjermane

Kali i Trojës në mesin e shqiptarëve!