in

Në Kosovë ka kalbje vlerash që na erdhën në pako përmes islamit politik dhe korrupsionit

Shkruan: Mevi Rafuna

Asnjë femër në politikë nuk dha dorëheqje, në shenjë solidarizimi për gratë e vrara. Të gjitha këto femra në politikë, thirren në feminizëm dhe nëpër fjalime thonë se në Kosovë ka femicid. Pastaj aktivistet e tyre- protestojnë midis Prishtine me flamurin e Palestinës.

Në Kosovë-  nuk ka femicid, në Kosovë ka kalbje vlerash që na erdhën në pako përmes islamit politik dhe korrupsionit.

Ju femra në politikë- çdo vit bëni thirrje për Shaminë në shkolla- ju që i shërbeni agjendës anti shqiptare dhe anti perëndimore dhe shpërbleheni me hurme dhe dyshe e treshe nëpër hotele të Dubait.  

Shteti dhe institucionet e Kosovës janë rrënuar se nuk keni lanë vend për as edhe një idealist sepse zyret shtetërore gjatë pauzës shndërrohen në motele.

Çdo cep i tokës në Kosovë u mbush me motele e me xhami. 

Qindra studente që diplomojnë sillen rrugëve se nuk gjejnë një vend pune. 

Nuk dëgjova se një deputete ndau rrogën e saj për t’ia dhanë si bursë një vajze të re që s’ka mundësi të shkollohet.  

Në Kosovë ka femicid- ka femicid bërtasin  shoqet e Duda Baljes që s’kanë fije karakteri e as njerëzie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Në Vevey të Zvicrës “Chaplin’s World”, i vetmi muzé në botë për gjeniun e madh të artit

John Bolton: Putini po pret Trumpin, kam frikë për NATO-n dhe Ukrainën