in

Ne jemi raca më homogjene në Ballkan

Më 17 qershorit 1922 ministrit i Brendshëm kolonel Ahmet Zogu, në atë kohë 27 vjeç, për agjencinë e lajmeve Associated Press deklaron.

“Nëse Amerika na njeh dhe dërgon një përfaqësues diplomatik në Shqipëri, kjo do të jetë shtytja më e madhe që mund t’i jepet Shqipërisë. Ne jemi një racë e lashtë dhe krenare. Ne kemi tradita qysh para epokës së Krishterimit. Kemi vuajtur nën thundrën e tiranit. Kemi qenë shtypur si nga popuj aziatikë ashtu edhe nga evropianë. Kemi ëndërruar prej shekujsh për lirinë. 

Ne jemi raca më homogjene në Ballkan dhe e dëshirojmë me pasion mundësinë për ta vendosur vetë fatin tonë Amerika, faqet e historisë të së cilës shkëlqejnë nga bëmat e lavdishme për çështjen e lirisë njerëzore, duhet ta njohin Shqipërinë, sepse ky është vend që ka vuajtur me shekuj në skllavëri dhe tani, i rilindur si komb, dëshiron të ruajë lirinë që i është mohuar aq gjatë.

Ilir Ikonomi(Reno Evening Gazette)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Loading…

0

Urdhërohet evakuimi nga Azovstal

Zgjedhja e presidentit në Shqipëri, po hyn në fazën e një krize