Një burrë ka vrarë gruan e tij, vajzën 17 vjeçare dhe më pas ia ka marrë vetes jetën.
Oficerët e policisë i gjetën trupat e pajetë në banesën e tyre.
Sipas kryeprokurorit të Munsterit Martin Botzenhardt, bëhet fjalë për një burrë 51 vjeçar, grua 46 vjeçare dhe një vajzë 17 vjeç.
Vajza tjetër 14 vjeçe u gjet e gjallë dhe e padëmtuar fizikisht.
Sipas hetimeve të para, burri ka vrarë gruan dhe vajzën dhe më pas edhe veten, raporton Suddeutsche.de .
Motivet lidhur me ngjarjen nuk dihen akoma. Hetimet janë duke vazhduar për të zbardhur shkaqet lidhur me ngjarjen tragjike.