Blerim Latifi
Feja është si puna e veglave të punës. Në duart e vahabistëve e talebanëve, ajo kthehet në instrument të urrejtjes, mjerimit e dhunës mes njerëzve.
Një lopatë në duart e një njeriu punëtor bëhet një vegël e dobishme; e punon kopshtin me të dhe kultivon perime. E njëjta lopatë në duart e një të krisuri bëhet armë vdekjeprurërse.Kështu është edhe me fenë. Në duart e njerëzve të edukuar e të kulturuar, feja bëhet vegël e humanizmit, tolerancës dhe e paqes mes njerëzve shembull: Krishterimi i sotëm perëndimor. Në duart e vahabistëve e talebanëve, ajo kthehet në instrument të urrejtjes, mjerimit e dhunës mes njerëzve.
Blerim LATIFI